LAJMI I FUNDIT:

Trump: Gati të hapim vendin, ekonomia më nuk pret

Trump: Gati të hapim vendin, ekonomia më nuk pret

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka nisur përpjekjen e tij për të rihapur vendin, duke thënë se amerikanët duhet të fillojnë të kthehen në jetën e tyre të përditshme, edhe nëse kjo çon në më shumë infektime dhe vdekje nga pandemia.

Duke folur në Phoenix gjatë udhëtimit të tij të parë jashtë Washingtonit në më shumë se një muaj, ai tha se po përgatitet për “fazën e dytë” të përgjigjes së SHBA-së ndaj Coronavirusit.

Sipas tij, kjo do të përfshijë mbledhjen në Shtëpinë e Bardhë të grupeve të punës së ekspertëve të shëndetit publik, përfshirë Anthony Fauci dhe Deborah Birx.


Trump pranoi se rihapja e ekonomisë ka të ngjarë të çojë në më shumë infektime, por disi jeta duhet t’i rikthehet ritmit të mëparshëm.

“Amerikanët duhet të fillojnë të rikthehen normalitetit në jetët e tyre edhe nëse kjo çon në më shumë të infektuar dhe vdekje nga si shkak i pandemisë. A do të infektohen më shumë njerëz? Po. A do të kemi më shumë të vdekur? Po. Por ne duhet ta hapim vendin tonë dhe duhet ta bëjmë këtë sa më shpejt”, tha Trump, përcjell Telegrafi.

Në vizitën e tij në një fabrikë Feniks Honeywell International që prodhon maska ​​mjekësore, Trump theksoi se dëmi ekonomik i vendit është bërë shumë i thellë për të duruar akoma një mbyllje të zgjatur.

Trump ka inkurajuar shtetet të lehtësojnë masat për distancimin shoqëror dhe të lejojnë bizneset të rihapen, megjithëse ai paralajmëroi se kjo duhet të bëhet “në mënyrë të sigurt”.

Ai gjithashtu hodhi poshtë parashikimet për skenarët më të rëndë të asaj që mund të ndodhë nëse vendi heq urdhrat e një mbyllje shumë shpejt. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit

Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit

Ekonomi
Kalo në kategori