LAJMI I FUNDIT:

Benatia: U tradhtova nga Allegri

Benatia: U tradhtova nga Allegri

Ish-mbrojtësi i Juventusi, Medhi Benatia ka thënë se ai ndihet i tradhtuar nga Massimmiliano Allegri dhe pa diçka të çuditshme në eliminimin e Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit.

33-vjeçari aktualisht luan në Katar te Al Duhali, derisa ishte larguar në janar të vitit 2019 nga Zonja e Vjetër.


“Një javë pas humbjes ndaj Napolit me atë gol të Kalidou Koulibalyt, ishte e tmerrshëm për të gjithë tifozët e Juves, por veçanërisht për mua,” ka thënë marokeni për Sky Sport Italia.

“Unë kisha një nga lojërat e mia më të mira për Juventusin, pasi me dëmtimin e Giorgio Chiellinit pas dhjetë minutave, unë vazhdova që mbrojtja të shkonte praktikisht nga vetja. Kam bërë kaq shumë shpëtime të rëndësishme për ta mbajtur rezultatin në 0-0, atëherë ka qenë ky kënd nga minutat e fundit dhe gjyqtari më tha që po shikonte në rast se unë mbaja bluzën e ndokujt”.

“Kjo është arsyeja pse unë u përpoqa të mos e prek Koulibalyn, por Raul Albiol doli përpara, unë nuk pashë topin dhe në fund humba shansin për një gol të pabesueshëm. Kemi humbur 1-0, por në atë moment, ndjeva se nuk do të kishim humbur vetëm lojën, por humbëm gjithçka. Unë shkova në shtëpi dhe nuk fjeta për tre ditë pas kësaj. Unë nuk fola me askënd në stërvitje”.

“Disa ditë më vonë, ne filluam përgatitjen e lojës kundër Interit – e cila do të ishte thelbësore dhe pashë që Allegri nuk do të më merrte. Unë doja të luaja rregullisht, kështu që e mora personale dhe mendova se ai po ndëshkonte mua për golin e Napolit”.

“Për fat të mirë, ne fituam 3-2 në San Siro, kështu që fituam Scudetto, por unë akoma ndjeva se ai po më veçonte. Mendova, a nuk e kishte parë sa mirë kisha luajtur në ndeshjen ndaj Napolit?”.

“Jam ndjerë i tradhtuar. Unë kisha luajtur edhe kur u lëndova dhe kuptova se ekipi kishte nevojë për mua. Disa herë, unë nuk isha në stërvitje dhe ai do të më fuste në lojë gjithsesi, kështu që unë me të vërtetë u lëndova kur Allegri më la në bankën rezervë”.

Para kësaj, Benatia ishte në qendër të një tjetër incidenti të diskutueshëm, kur u gjykua se kishte rrëzuar Lucas Vazquezin në momentet e fundit të ndeshjes së Ligës së Kampionëve nda Real Madridit në prill të vitit 2018.

“Kjo ishte një kujtim i tmerrshëm, sepse unë u pezullova në ndeshjen e parë me Miralem Pjanicin dhe ne humbëm 3-0, por më pas ne e shikuam Romën duke luftuar për të mposhtur Barcelonën dhe kuptuam se mund ta bënim edhe ne”.

“Gigi Buffon ishte jashtëzakonisht i motivuar. Ne luajtëm këtë lojë të mahnitshme dhe në fund Cristiano Ronaldo u hodh më lart se Alex Sandro. Giorgio ishte në mesfushë, unë u përpoqa ta parashikoja Vazquezin pa e prekur, ai ishte i befasuar kur më pa atje dhe ra përmbys”.

“Unë nuk e faulova Vazquezin, nëse kishte ndonjë kontakt, ishte me kofshën time kur po bija në tokë. Nëse jepni një penallti në sekondën e fundit, duhet të jetë për një faull të qartë”.

“Kjo gjë ka ndodhur shumë herë në Madrid dhe në Ligën e Kampionëve, kështu që nuk është hera e parë që kemi parë diçka të çuditshme që po ndodh”, ka shtuar më tej Benatia

Marokeni u largua nga Juvntusi dhe duke se ende ka dashuri për klubin, mirëpo tani karriera e tij po shkon drejt përfundimit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori