LAJMI I FUNDIT:

Kina thotë se nuk ka asnjë viktimë nga coronavirusi që tri javë

Kina thotë se nuk ka asnjë viktimë nga coronavirusi që tri javë

Kina tha të martën se ka regjistruar vetëm një rast të ri me coronavirus dhe asnjë viktimë.

Bazuar në këtë raportim, në Kinë janë bërë tri javë prejse është regjistruar viktima e fundit nga COVID-19, sëmundja që e shkakton coronavirusi.

Komisioni Kombëtar i Shëndetit tha se 395 pacientë janë duke u trajtuar në spitale, ndërsa 949 persona janë të izoluar dhe nën vëzhgim, pasi kanë dalë pozitivë në testet për coronavirus ose dyshohet se mund të jenë të infektuar.


Kina – ku coronavirusi ka shpërthyer për herë të parë në fund të vitit të kaluar – ka raportuar për 4,633 vdekje nga coronavirusi dhe për 82,881 persona të infektuar në total.

Të dhënat e fundit vijnë në kohën kur akuzat Kinë-SHBA për origjinën e coronavirusit, janë ashpërsuar.

Më 3 maj, sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka thënë se ka prova se coronavirusi ka dalë nga një laborator në qytetin Vuhan të Kinës.

Kina është përgjigjur duke thënë se pretendimet e tilla janë “çmenduri”.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se pretendimet e SHBA-së janë spekulative. /rel/

Në trend Botë

Më shumë
Tragjedia më e rëndë në vite, e vrau gruan dhe djalin e tij adoleshent - ky është burri që po e kërkon e gjithë Bosnja

Tragjedia më e rëndë në vite, e vrau gruan dhe djalin e tij adoleshent - ky është burri që po e kërkon e gjithë Bosnja

Bosnja
Trump konfirmon mbështetjen për Ukrainën: Sepse në të kundërtën, Putini do të mendojë se ka fituar

Trump konfirmon mbështetjen për Ukrainën: Sepse në të kundërtën, Putini do të mendojë se ka fituar

Botë
Izraeli po shqyrton sulmet ndaj Iranit

Izraeli po shqyrton sulmet ndaj Iranit

Azia
Me veturë u përplas në këmbësorë në Mynih, lëndohen 15 persona – policia gjermane arreston shoferin

Me veturë u përplas në këmbësorë në Mynih, lëndohen 15 persona – policia gjermane arreston shoferin

Evropa
Musk thotë se qeveria amerikane duhet të

Musk thotë se qeveria amerikane duhet të "fshijë të gjitha agjencitë"

Amerika

"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial

Botë
Kalo në kategori