LAJMI I FUNDIT:

Deputetët e LVV-së mbështesin formimin e Komisionit hetimor për zbardhjen e rastit të Agon Musliut

Deputetët e LVV-së mbështesin formimin e Komisionit hetimor për zbardhjen e rastit të Agon Musliut

Komisioni parlamentar për Shëndetësi ka mbajtur mbledhje gjatë të martës, ndërsa u diskutua edhe për rastin e të riut nga Gjilani, Agon Musliu, për të cilin rast, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë thënë se e mbështesin edhe një hetim parlamentar nëse do të jetë e nevojshme.

Deputeti i LVV-së, Fitim Uka tha se mbledhjet e Komisionit të Shëndetësinë, si përherë janë kthyer në një diskutim politik.

“Ne ftojmë që prokuroria të merret me rastin dhe ta trajtojnë me prioritet. Ju kemi kërkuar edhe kolegëve të tjerë të komisionit që të kërkojnë raportim të detajuar prej Ministrisë së Shëndetësisë, kësisoj që edhe prokuroria të mund të nxjerrin para drejtësisë ata të cilët kanë tregu neglizhencë në këtë rast. Si masë e fundit në rast se kjo mund të jetë e pamjaftueshme, ne si deputet të Lëvizjes Vetëvendosje e mbështesim edhe një hetim parlamentar në lidhje me këtë çështje”, tha Uka.


Ndryshe, deputeti Uka para gazetarëve tha po ashtu se Gjykata Kushtetuese nuk ka gjetur asnjë shkelje që ka bërë Ministria e Shëndetësisë me vendosjen e masave për kufizimin e lëvizjes gjatë pandemisë.

“Asnjë nga masat e propozuara nga Ministria e Shëndetësisë nuk konsiderohen anti-kushtetuese nga ky vendim i Gjykatës Kushtetuese, pra qoftë masa për ndalim të qarkullimit për kohë të caktuar. Ndalim i qarkullimit përveç nevojës esenciale, ndalimi i hyrje-daljeve nga komunat e caktuara dhe ndalim i qarkullimit të automjeteve dhe mbajtja e mjeteve mbrojtëse, maska e dorëza. Që të gjitha masat e kufizimet janë kushtetuese dhe janë në përputhje të plotë me të drejtat e njeriut. Ekzistojnë dy gabime të vetme që i ka konstatuar Gjykata, e që nuk kanë të bëjnë me përmbajtjen, por me aspektin teknik e gjuhësor. Siç mund të shihet edhe prej aktgjykimit Gjykata Kushtetuese flet për një togfjalësh zonë karantine që nuk ekziston në Ligjin për Luftimin e parandalimin e sëmundjeve, por karantinimin,”, tha Uka.

Me një propozim për ta formuar një Komision parlamentar që do ta hetonte rastin e Agon Musliut, kanë dalë para pak orësh Partia Demokratike e Kosovës.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha gjatë një konference për medie bëri të ditur se Grupi parlamentar i PDK-së ka propozuar krijimin e një komisioni hetimor parlamentar për zbardhjen e rastit të Agon Musliut.

PDK-ja kërkon formimin e Komisionit hetimor parlametar për zbardhjen e rastit të Agon Musliut
Lexo po ashtu PDK-ja kërkon formimin e Komisionit hetimor parlametar për zbardhjen e rastit të Agon Musliut

Ndërsa, Lëvizja Vetëvendosje është ndër të parat parti që kanë mbështetur formimin e një komisioni të tillë.

"Qeveria në karantinë"-aksion simbolik i PSD-së, kërkojnë hetim të pavarur për rastin e Agon Musliut
Lexo po ashtu "Qeveria në karantinë"-aksion simbolik i PSD-së, kërkojnë hetim të pavarur për rastin e Agon Musliut

Kurse, përmes një aksioni simbolik, edhe Partia Socialdemokrate ka kërkuar një hetim të pavarur për rastin e Agon Musliut. /Telegrafi/