LAJMI I FUNDIT:

“Qeveria në karantinë”-aksion simbolik i PSD-së, kërkojnë hetim të pavarur për rastin e Agon Musliut

“Qeveria në karantinë”-aksion simbolik i PSD-së, kërkojnë hetim të pavarur për rastin e Agon Musliut

Partia Socialdemokrate, përmes një aksioni simbolik e ka vendosur në karantinë Qeverinë në detyrë të Republikës së Kosovës.

Ky aksion u realizua sot, tek hyrja e ndërtesës së Qeverisë, ku u vendosën shiritat duke e quajtur këtë një zonë karantine.


Nënkryetari i PSD-së, Zgjim Hyseni para medieve tha se e kanë vendosur “Qeverinë në karantinë”, sepse sipas tyre karantina  ka shërbyer si mjet për përndjekje politike dhe janë aty për të kërkuar përgjegjësi politike për ngjarjen tragjike të 26-vjeçarit, Agon Musliu.

“Përmes këtij aksioni simbolik, sot e kemi futur Qeverinë në karantinë. Është karantina që i ka shkaktuar shumë dëm këtij vendi, andaj janë udhëheqësit e kësaj karantine që duhet të karantinohen. Karantina ka shërby si mjet, për përndjekjet politike dhe si mënyrë për ta pengu punën e Kuvendit. Në karantinë, nuk është vendos përmes kritereve, aty ka pas favorizime, e diskriminime. Jemi këtu për të kërku përgjegjësi për rastin tragjik që ndodhi dy ditë më herët”, tha Hyseni.

Sipas Hysenit, hetimi i pavarur mund të bëhet vetëm nëse ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe ai i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, japin dorëheqje.

“Një hetim i pavaruar dhe kredibil nuk është i mundur për sa kohë janë në detyrë minsitrat Sveçla dhe Vitia, kjo për arsye se përmes veprimeve të tyre konkrete këta e kanë ba të qartë që mes ligjit edhe shefit, këta gjithmonë e zgjedhin shefin. Ministri Vitia me paramanedim e ka shkel Kushtetuën, kur ka vendos për masat pas vendimit të parë të Gjykatës Ksuhtetuese. Do të thotë ka bërë shkelje të Ksuhtetutës me paramendim, për shkak se kjo ka qenë dëshira e shefit. Ministri Sveçla po ashtu a bërë përndjekje politike, përmes karantinës, ai po ashtu përkundër udhëzimeve të policisë, ka marrë vednim politik për largim të rrethojave e gjana të tjera”,tha Hyseni.

Përgjegjësia, sipas Hysenit bie mbi ministrat në detyrë, teksa tha se edhe meritat po i marrin ata për menaxhimin e situatës, kurse kërkoi që po ashtu të monitorohet hetimi i rastit të Agon Musliut.

“Po flasim për përgjegjësi politike, jo për penale. Rasti tragjik ka ndodhur derisa i riu ka qenë në përgjegjësi të institucioneve shtetërore. Po ashtu, është krejtësisht e panatyrshme dhe hipokrite, që për sa kohë që flitet për merita, të gjitha ato merita i atribuohen ministrave, atij Vitia dhe Sveçla. Kur, flitet për përgjegjësi, nuk ka pasur askush ministri direkte. Duke qenë se janë udhëheqës politik, përgjegjësia e tyre është politike. Mendojmë që është jashtëzakonisht e rëndësishme, që të monitorohet hetimi, që të jetë hetimi sa më i pavarur dhe të mos ketë ndërhyrje. Por, për të qenë hetimi i pavaur minsitri Vitia e Sveçla, nuk duhet të kryejnë funksionet ku janë”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori