LAJMI I FUNDIT:

PDK-ja kërkon formimin e Komisionit hetimor parlametar për zbardhjen e rastit të Agon Musliut

PDK-ja kërkon formimin e Komisionit hetimor parlametar për zbardhjen e rastit të Agon Musliut
Foto: Arkiv

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha gjatë një konference për medie bëri të ditur se Grupi parlamentar i PDK-së ka propozuar krijimin e një komisioni hetimor parlamentar për zbardhjen e rastit të Agon Musliut.

Hoxha tha se tashmë janë publikuar dëshmi të cilat tregojnë se ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe përgjegjësit për karantinën, kanë qenë në dijeni për problemet shëndetësore të 26-vjeçarit.


“Dokumentet e publikuara në media për korrespondencën e bërë me Ambasadën e Kosovës në Gjermani dhe Qendrën Operative Emergjente të Gjilanit dëshmojnë se ministri i shkarkuar Vitia dhe personat përgjegjës për karantinën kanë qenë në dijeni për problemet shëndetësore të Agon Musliut. Pra, institucionet shtetërore që duhej të kujdeseshin për të riun 26 vjeçar, kanë kryer një akt të rëndë neglizhence e papërgjegjshmërie që ka çuar mandej deri tek tragjedia e vetëvrasjes”, tha Hoxha.

Ajo po ashtu tha se Vitia në konferencën e shtypit nuk e ka thënë të vërtetën dhe se karantina është menaxhuar keq, ku sipas Hoxhës,  janë publikuar fakte se qytetarët në aty janë trajtuar në mëyrë selektive.

“Ato fakte gjithashtu tregojnë se ministri i shkarkuar i shëndetësisë në konferencën e shtypit dje nuk ka thënë të vërtetën.
Po ashtu, kanë dalë tashmë fakte të shumta bindëse se karantina është menaxhuar keq dhe se ka pasur abuzime të rënda për sa i përket trajtimit në mënyrë selektiv të qytetarëve të riatdhesuar. Shumë qytetarë të riatdhesuar që do duhej të ishin në karantinën e Qendrës Studentore, janë privilegjuar duke iu lejuar që ta shmangin karantinën ose që të largoheshin para kohe prej saj. Nga ana tjetër shumë qytetarë fatkeq e të pafuqishëm, sikurse Agon Musliu, që nuk kishin lidhje politike, autoritet apo pushtet, u detyruan të qëndrojnë medoemos në karantinë.”, tha Hoxha në konferencën për medie.

Në lidhje me këto, PDK ka propozuar formimin e një Komisioni paralamentar që do të hetonte rastin e 26-vjeçarit.

“Duke pasur parasysh rëndesën dhe seriozitetin e ngjarjes dramatike të ndodhur si dhe përgjegjësitë e mëdha të institucioneve shtetërore që kufizuan lirinë e tij dhe duhej të kujdeseshin për të, Partia Demokratike e Kosovës, propozon krijimin e një komisioni hetimor parlamentar të posaçëm. Kujtoj se përveç funksionit legjislativ, një ndër funksionet më të rëndësishme që ushtron Kuvendi i Kosovës është ai i mbikëqyrjes së Qeverisë dhe i kërkimit të llogarisë dhe vënies para përgjegjësisë për të gjitha veprimet e ndërmarra prej saj. Ky komision parlamentar do duhet të hetojë sjelljen dhe veprimet e qeverisë gjatë periudhës së pandemisë duke u marrë në mënyrë të veçantë me përgjegjësitë institucionale që shkaktuan vetëvrasjen e 26 vjeçarit Agon Musliu. Ne besojmë se ky komision hetimor është bërë i domosdoshëm duke parë situatën e krijuar si pasojë neglizhencat, dështimet, abuzimet dhe shkeljet ligjore të shumta të qeverisë së shkarkuar, prandaj presim edhe mbështetjen e partive të tjera politike.”, tha Hoxha. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Lajme
Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Lajme
Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Lajme
Deputetja turke në Asamblenë Parlamentare të KiE-së: Jam me prejardhje nga Kosova, e mbështes me zemër anëtarësimin

Deputetja turke në Asamblenë Parlamentare të KiE-së: Jam me prejardhje nga Kosova, e mbështes me zemër anëtarësimin

Lajme
Votimi PËR anëtarësimin e Kosovës në KiE, reagon Kurti

Votimi PËR anëtarësimin e Kosovës në KiE, reagon Kurti

Lajme
Bujar Osmani:

Bujar Osmani: "Ballkani i Hapur" është iniciativë e Shqipërisë, me qëllim pajtimin në mes Kosovës dhe Serbisë

Politikë
Kalo në kategori