LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Shëndetësisë: Javën e ardhshme fillon skrining testimi për coronavirus në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë: Javën e ardhshme fillon skrining testimi për coronavirus në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se Qendra për Shëndet Publik në Shkup bashkërisht me Institutin për Shëndet Publik po bën plan për skrining të personave të cilët konsiderohen se janë kategori kritike si punonjës shëndetësor, të punësuar në çerdhe, të punësuar në shtëpitë e plqeve, policë, shoferë të transportit publik dhe taksisë, dhe punonjës në sportele.

Siç thonë nga MSH, me skriningun do të mundësohet vlerësim më cilësor për lehtësimin e masave restriktive, por edhe dukshëm do të rritet numri i testimeve. Gjatë javës së ardhshme do të jetë gati edhe algoritmi i ri dhe do të definohet numri target i testimeve që do të bëhet në ditë, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Strishot do të merren nga pikat ekzistuese dhe do të barten në Qendrat për Shëndet Publik. Strategjia e MSH-së në fillim të epidemisë ishte të testohen pacientët me simptoma dhe sipas kësaj strategjia punuam gjatë gjithë kësaj periudhe. Kjo dha rezultate të mira pa i ngarkuar kapacitetet e testimeve”, thonë nga MSH.


Nga Ministria e Shëndetësisë sqarojnë se gjatë ditëve të fundit është ulur numri i testimeve për coronavirus dhe se kjo është dëshmi se numri i pacientëve aktiv në vendit tonë zvogëlohet dukshëm që edhe një herë vërteton suksesin e hapave të deritashëm.

Nga kjo ministri thonë se testimi do të vazhdojë me metodologjinë e re dhe sipas rekomandimeve të epidemiologëve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Denisa Kele për kriptovalutën

Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë

Lajme
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikë
Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap

Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap

Lajme
Kalo në kategori