Me lehtësimin e masave, sipas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë, i cili filloj të zbatohet të hënën e 4 majit, edhe qytetarët filluan të ndjehen më të relaksuar, duke dalë në rrugë, me raste madje edhe pa dorëza e maska mbrojtëse.
Kryesisht në Prishtinë, por edhe në Gjakovë u pa një numër i madh qytetarësh të cilët dilnin nëpër rrugë, teksa nxiti edhe reagim e shqetësim tek institucionet që po përpiqen ta menaxhojnë sa më mirë gjendjen me pandeminë COVID-19.
Shqetësim për këtë sjellje të qytetarëve, patën kryetarët e disa komunave, e po ashtu edhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, shkruan Telegrafi.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në Facebook reagoi duke lutur qytetarët për kujdes më të shtuar, pasi masat nuk janë larguar dhe qarkullimi kaq i madh mund të rezultojë me një shpërthim të valës së re të infeksionit.
“Qarkullim shumë i madh i kerreve dhe njerëzve në qytet. Përveç që masat nuk janë largu, do të ishte shumë keq në qoftë se këto ditë ndodh ndonjë shpërthim i ndonjë vale të re të infeksionit. Ju lutem të keni kujdes. Ju lutem mos dilni pa nevojë”, shkroi Ahmeti.
Kurse, kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini tha se dalja e madhe e qytetarëve i rrit gjasat për infektime të reja.
Gjini përmes një postimi iu drejtua qytetarëve, duke u thënë se do të kërkoj nga policia që të ndërmarr masat e nevojshme kur nuk përfillen rregullat e vendosura kundër pandemisë.
“Lehtësimi i masave kufizuese si pasojë e coronavirusit ka ndodhur për shkak se numri i rasteve ka filluar të bie. Por kjo nuk do të thotë se rastet e reja nuk do të shfaqen prapë. Dhe nëse shfaqen, atëherë do të duhet të mbyllemi edhe për javë të tëra. Dalja juaj në mënyrën si po ndodh sonte i rrit gjasat për infektime të reja dhe si rrjedhojë për izolim edhe më të gjatë. Për këtë arsye unë do të kërkoj nga policia që të ndërmerr masa. Nëse doni ta kalojmë këtë pandemi më shpejtë përfillni rregullat”, shkruan Gjini.
Shqetësim për fluksin e madh të qytetarëve të parë nëpër rrugët e qytetit ka ngritur edhe kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, i cili tha se në këtë qytet ka ende kontakte të të infektuarve të cilat duhet të testohen.
Haskuka theksoi se distancimi fizik dhe maskat e dorëzat janë të nevojshme, duke bërë të ditur po ashtu se masat për lëvizje nuk janë hequr ende.
“Ashtu siç ka njoftuar edhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës sot vërehet një fluks i shtuar i qytetarëve kudo nëpër Kosovë, sikurse edhe në Prizren. Kjo nuk është mirë, rreziku akoma nuk ka kaluar. Dje në Prizren kishim 3 raste të reja me COVID-19. Kemi ende kontakte të të infektuarve që duhet të testohen. Lehtësimi i lëvizjes dhe i punës së bizneseve nuk do të thotë që kemi kaluar gjendjen emergjente shëndetësore. Pra nuk janë hequr masat për lëvizjen brenda komunës sonë. Institucionet e rendit dhe inspektoratet janë në detyrë, por ato nuk mund të jenë gjithkah dhe gjithë kohën. Andaj, t’i ndihmojmë ata që të kryejnë punën e tyre. T’i respektojmë masat! Dalja vetëm sipas orarit të përcaktuar nga Ministria e Shëndetësisë. Distancim fizik dhe mbajtje e maskave në vende publike”, shkruan Haskuka.
Ndërsa, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, reagoi duke thënë se sjellja e tillë e qytetarëve është e rrezikshme, dhe kërkoi nga institucionet e inspektoratet të angazhohen më shumë ditëve në vijim.
IKSHPK theksoi se rreziku i përhapjes së virusit ekziston akoma dhe është e domosdoshme distanca fizike dhe përdorimi i maskave e dorëzave.
“Sot vërehet fluks i shtuar i qytetarëve kudo nëpër Kosovë. Kjo është sjellje e rrezikshme dhe lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandime të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë me mbajtjen e distancimit fizik dhe mbajtjen e maskave në vendet publike. Ju lutemi të keni kujdes sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve. Luten institucionet për mbajtjen e rendit dhe inspektoratet për angazhim të shtuar gjatë ditëve në vijim”, shkruan IKSHPK. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025