LAJMI I FUNDIT:

BE ndan 1 miliard euro për vaksinat dhe trajtimin e coronavirusit

BE ndan 1 miliard euro për vaksinat dhe trajtimin e coronavirusit

Bashkimi Evropian është zotuar të ndajë 1 miliard euro për hulumtime globale mbi vaksinat dhe trajtimin e infeksionit Covid-19, tha sot presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në një konferencë virtuale të donatorëve që mbledh fondet për zhvillimin e një vaksine të coronavirusit.

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka thënë se Gjermania do të ndajë 525 milionë euro për kërkime dhe do të vazhdojë të paguajë detyrimet e saj kur bëhet fjalë për shëndetin global me vlerë 1.3 miliard euro.

Presidenti francez Emmanuel Macron ka njoftuar se Franca do të ndajë 500 milionë euro për të njëjtin qëllim, ndërsa kryeministrja norvegjeze Erna Solberg tha se Oslo do të ndajë 1 miliard euro.


Në një samit virtual, udhëheqësit botërorë thanë se do të përpiqen të mbledhin disa miliardë euro për të hulumtuar vaksinën kundër koronës së virusit, pastaj të gjejnë terapi dhe teste më efektive, raporton AP.

Qëllimi i këtij tubimi është të sigurojë katër miliardë euro për hulumtimin e vaksinave, dy miliardë për trajtime dhe 1.5 miliard euro për testime.

Zyrtarët e BE-së theksuan se shumica e parave do të kanalizohen përmes organizatave ekzistuese globale të shëndetit dhe se nuk do të ngrihet një strukturë e re institucionale për këtë qëllim.

Deri më tani, 3.5 milionë njerëz janë infektuar në të gjithë botën dhe më shumë se 247,000 kanë vdekur nga virusi, sipas Institutit Johns Hopkins. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Evropa
Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Azia
CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

Evropa
Bora mbulon Stambollin - anulohen fluturimet,

Bora mbulon Stambollin - anulohen fluturimet, "e hëna dita më e ftohtë e vitit"

Turqia
Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

Evropa
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Kalo në kategori