Në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 36 pacientë me COVID-19, prej të cilëve tre janë në kujdesin intensiv dhe në gjendje shumë të rëndë. Ndërkaq, katër persona janë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi.
Infektologu Sali Ahmeti tha se nga tre personat që janë në gjendje të rëndë, dy prej tyre janë edhe në hemodializë kronike.
“Ne sot kemi 36 pacientë të spitalizuar, prej atyre katër janë me oksigjeno terapi me gjendje të rëndë, por megjithatë stabile. Ndërsa, tre janë në kujdesin intensiv, ata janë në gjendje shumë të rëndë, dy prej tyre janë edhe në hemodializë kronike të cilat po i kryejnë edhe këtu tek ne, por gjendja e tyre vazhdon të mbetet e rëndë”, tha ai për KP.
Infektologu Ahmeti bëri të ditur se sot janë liruar dy persona, të cilët janë shëruar nga virusi COVID-19, ndërsa dy të tjerë janë në pritje të rezultateve.
Ndërsa, sa i përket personelit shëndetësor ai tha se nuk ka ndonjë rast të ri.
Duke qenë se ditëve të fundit ka pasur një numër më të ulët të rasteve të reja me COVID-19, ai potencon se është një kohë pak më relaksuese, por që thotë se duhet të vazhdohet me respektimin e masave.
“Është kohë pak më relaksuese, por që nuk do të thotë të shpërqendrohemi dhe të largojmë vëmendjen nga kujdesi i masave të rekomanduara deri më tani. Ne duhet me pas kujdes të shtuar që edhe kah fundi mos të humbim durimin, masat preventive duhet të respektohen sikurse edhe më parë”, tha ai.
Në Kosovë deri më tani janë 851 raste me COVID-19, prej të cilëve 381 persona janë shëruar, ndërsa 22 kanë vdekur.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëRruga për në Këshillin e Evropës, Weber: Kosova “ra” në kushtet joformale të Perëndimit
Dalja deri në ora 17:00, arrihet censusi për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut
Këto janë vendimet që mori Qeveria në mbledhjen e së mërkurës
Escobar për anëtarisimin e Kosovës në KiE: Kemi dëgjuar se ka shqetësime për Asociacionin
Komuna e Graçanicës me standarde të dyfishta, Gashi: Shqiptarët po përjashtohen nga lejet e ndërtimit
Presidenti kinez në Serbi premton thellim të bashkëpunimit dhe mbështetje për çështjen e Kosovës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?