LAJMI I FUNDIT:

Një viktimë dhe shtatë raste të reja me coronavirus në Maqedoni

Një viktimë dhe shtatë raste të reja me coronavirus në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit në vendin tonë janë realizuar 113 teste, prej të cilëve 7 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Sipas qyteteve nga rastet e reja 1 është paraqitur në Shkup, në Tetovë 4 raste, Prilep 1 dhe Kratovë 1.  Me statistikat e fundit, numri i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë shkon në 1.518.

MSH informon se brenda 24 orëve të fundit një rast tjetër me Covid-19 në vendin tonë ka përfunduar me fatalitet, bëhet fjalë për një pacient nga Shkupi.


Ndërsa numri i përgjithshëm i personave që kanë humbur jetën nga Covid-19 në vendin tonë shkon në 85./Telegrafi/