LAJMI I FUNDIT:

IKSHPK, thirrje prindërve: Vaksinoni fëmijët sipas kalendarit të rregullt edhe gjatë pandemisë

IKSHPK, thirrje prindërve: Vaksinoni fëmijët sipas kalendarit të rregullt edhe gjatë pandemisë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës u ka bërë thirrje që qytetarëve që të vaksinojnë fëmijët e tyre, sipas kalendarit të rregullt në mënyrë që fëmijët të mbrohen nga sëmundjet ngjitëse.

IKSHPK përmes një komunikatë ka theksuar se gjatë kësaj kohe, prindërit duhet tu përmbahen të gjitha rregullave e rekomandimeve të institutit, në mënyrë që të jenë sa më të mbrojtur nga COVID-19.

“Nuk ka asnjë kundër indikacion për vaksinimin e fëmijëve në këtë periudhë pandemie, por duhet kujdes që t’i përmbaheni rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë që në çdo QKMF e QMF si dhe nëpër punkte e shkolla ku ekipet e vaksinimit janë duke zbatuar Programin e Zgjeruar të Imunizimit të mbani distancën 2 metra, të bartni maska dhe mbani higjienën e duarve dhe higjienën personale. Të vaksinohen të gjithë fëmijët sipas kalendarit të rregullt që të mbrohen nga sëmundjet ngjitëse vaksinë preventabile”, thuhet në komunikatën e IKSHPK-së.


Po ashtu, IKSHPK thekson se Kosova është ndër shtetet që kanë pasur me së shumti sukses në vaksinim.

“Kosova është ranguar ndër shtetet me suksesin më të lartë të vaksinimit në botë! Vaksinoni fëmijët që t’i keni të shëndoshë”, thuhet në këtë komunikatë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shefi i Zjarrfikësve jep detaje nga aksidenti tragjik në Liqenin e Badovcit: Dy trupa u gjetën në ujë, një në veturë

Shefi i Zjarrfikësve jep detaje nga aksidenti tragjik në Liqenin e Badovcit: Dy trupa u gjetën në ujë, një në veturë

Lajme
Dyshohet se vetura ra në Liqenin e Badovcit, humbin jetën tre persona

Dyshohet se vetura ra në Liqenin e Badovcit, humbin jetën tre persona

Kronika e Zezë
Aksidenti me tre të vdekur, reagon Rama: Momentet e tilla janë të rënda për të gjithë ne

Aksidenti me tre të vdekur, reagon Rama: Momentet e tilla janë të rënda për të gjithë ne

Lajme
Tragjedia në Liqenin e Badovcit, reagon Haradinaj

Tragjedia në Liqenin e Badovcit, reagon Haradinaj

Lajme
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Sociale
Kaluan ilegalisht kufirin në Zubin Potok  – policia arreston dy persona, u gjeti radiolidhje dhe thikë

Kaluan ilegalisht kufirin në Zubin Potok – policia arreston dy persona, u gjeti radiolidhje dhe thikë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori