LAJMI I FUNDIT:

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit kërkohet mbrojtje për gazetarët gjatë pandemisë

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit kërkohet mbrojtje për gazetarët gjatë pandemisë

Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, këtë vit, i gjen gazetarët nën presionin dhe kërcënimet e autoriteteve në shumë vende të botës, të cilat po e përdorin pandeminë e koronavirusit për të goditur median.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka thënë se situata me pandeminë ka shkaktuar dezinformata, këshilla të dëmshme shëndetësore dhe madje edhe teori të komplotit.


Kufizimet e lëvizjes, sado të rëndësishme në luftën kundër pandemisë, “nuk duhet të keqpërdoren si një justifikim për të goditur aftësinë e gazetarëve për të bërë punën e tyre”, tha Guterres në një deklaratë.

Dita Botërore e Lirisë së Shtypit shënohet çdo vit më 3 maj.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha përmes një deklarate se në kohën e pandemisë “është veçanërisht e rëndësishme që si gazetarët ashtu edhe ata qytetarët të jenë të lirë të raportojnë atë që shohin dhe dëgjojnë, dhe të shprehin hapur mendimet e tyre”.

Ai tha se në një kohë kur të gjithë zyrtarët publik duhet të mbrojnë median e pavarur, disa qeveri po përhapin me qëllim dezinformimin, duke censuruar informacionin e saktë dhe të dobishëm dhe “duke kufizuar në mënyrë agresive” aftësinë e gazetarëve të pavarur për t’i shërbyer publikut.

Edhe udhëheqësit e institucioneve të Kosovës e kanë ngritur çështjen e presioneve dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve dhe nevojën për të mbrojtur lirinë e shtypit.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë përmes një postimi në rrjetin social Facebook, se mediat sociale janë shumë të rëndësishme në përhapjen e lajmeve dhe informatave, megjithatë, sipas tij ato e kanë shtuar edhe mundësinë e keqpërdorimit të lirisë së të shprehurit, duke keqinformuar dhe mashtruar publikun.

“Prandaj, sot duhet edhe më shumë të angazhohemi që t’i mbrojmë, në nivel global, lirinë e të shprehur dhe shtypit nga presionet e kërcënimet, por edhe nga abuzimet që bëhen në emër të tyre”, ka shkruar Thaçi.

Për të shënuar Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, Asosacioni i Gazetarëve të Kosovës ka publikuar mesazhet e një numri të gazetarëve të cilët kanë qenën ë një formë apo tjetrën, të sulmuar ndërmjet periudhës 3 maj 2019 – 3 maj 2020.

Më 21 prill, organizata Reporterët pa Kufij, ka thënë se koronavirusit i ka rritur kërcënimet ndaj lirisë së mediave në gjithë botën, ku regjimet autoritare, si Kina dhe Irani, janë duke i ngufatur të dhënat rreth sëmundjes, thuhet në raportin më të ri të organizatës së Reporterëve pa Kufij.

Përhapja e sëmundjes “është duke i forcuar shumë kriza” që veçmë kanë hedhur hije mbi lirinë e shprehjes, thotë organizata me seli në Paris, për të shtuar se pandemia “i ka inkurajuar disa regjime që të përfitojnë nga fakti se njerëzit janë të izoluar”.

Raporti i Reporterëve pa Kufij analizon situatën e gazetarëve çdo vit në 180 vende dhe territore.

Në indeksin e sivjetmë, Kosova renditet e 70-ta, pesë pozita më mirë se vitin e kaluar, kur ka qenë e 75-ta.

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori