LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri britanik rrëfen momentet e vështira në spital kur ishte i sëmurë me coronavirus, tregon çfarë i jepnin për ta mbajtur gjallë

Kryeministri britanik rrëfen momentet e vështira në spital kur ishte i sëmurë me coronavirus, tregon çfarë i jepnin për ta mbajtur gjallë

Boris Johnson ka zbuluar se “planet e emergjencës” janë bërë ndërsa ai ishte i sëmurë rëndë në spital me coronavirus.

Kryeministri i Britanisë së Madhe, tregon në një intervistë për “Sun on Sunday”, se atij iu dhanë “litra të tëra me oksigjen” për ta mbajtur gjallë.


Ai shtoi më tej se java që kaloi në spitalin St Thomas në Londër, e bëri të kuptoi se duhet të ndalojë këtë sëmundje që persona të tjerë mos të vuajnë dhe të kthejë Mbretërinë e Bashkuar “në këmbë”, pas gjithë kësaj betejë të vështirë me pandeminë e coronavirusit.

Kujtojmë se deri më tani, numërohen 182,260 të infektuar dhe 28,131 viktima në Mbretërinë e Bashkuar si pasojë e coronavirusit.

Vetëm pak ditë më parë e fejuara e tij, Carrie Symonds, ka sjellë në jetë një djalë. Lajmi është bërë i ditur nga Downing Street që pohon se vogëlushi erdhi në jetë në një spital të Londrës. Mamaja dhe fëmija gëzojnë shëndet të plotë.

Johnson u rikthye në punë këtë të hënë, një muaj pasi rezultoi pozitiv me Covid-19, infeksion i cili tha se i rrezikoi jetën.

Ai u diagnostikuar me koronavirus më 26 mars dhe 10 ditë më vonë u shtrua në spital nën kujdes intensiv.

“Ishte e vështirë të vesosh që vetëm në pak ditë shëndeti im u përkeqësua në atë shkallë” shprehet ai.

“Mjekët kishin çdo lloj pajisje gati në rast se gjërat shkonin keq”.

Johnson thotë se ai ndjehej “me fat”, duke patur parasysh që shumë të tjerë po vuanin, duke shtuar: “Dhe kështu, nëse më pyesni: ‘A kam dëshirë për të ndaluar vuajtjen te njerëzit e tjerë?” Po, kam dëshirë. /TCH/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Izraeli ndërton 'kube kibernetike' për t'u mbrojtur nga hakerët iranian

Izraeli ndërton 'kube kibernetike' për t'u mbrojtur nga hakerët iranian

Azia
Kalo në kategori