Për ndikimin rus në Kosovë, jo rrallë herë është debatuar. Ka pasur mendime të ndryshme për influencën e saj në Ballkan.
Eksperti i Sigurisë, Agim Musliu deklaron se Rusia nuk e dëshiron Kosovën, por e dëshiron kaosin në Kosovë, Serbi dhe Ballkan.
Ai thotë se siguria në Kosovë është; kujdes PO, panik JO.
Sipas tij rusët më nuk janë profesional, dekonspirohen shpejt ngase punojnë me metodat e vjetra.
“Metodologjia e tyre nuk është e drejtpërdrejt. Ata hapin edhe portale edhe në gjuhën shqipe dhe plasojnë gënjeshtra. Shembull, Amerika ka ardh me na ba sherr dhe e ka dërguar për këtë Grenellin. Ai njeri vjen ka asnjë kompleks dhe bisedon me të gjithë ne, kur dihet se edhe një minutë i tij është i vlefshëm. Pse paska ardh me na ba sherr ai neve? Përmes Kishës Ortodokse ruse është një ndikim shumë i madh i Rusisë. Kjo Kishë luan rolin kyç në shtet ndërtim dhe në rolin e brendshëm por veçanërisht atë të jashtëm”, thotë Musliu.
Ai ka përmendur disa shembuj, ndër to flet për protestën e agjentëve rusë në Kishën Ortodokse në Graçanicë, mes Kosovës.
Ai thotë se Kisha Ortodokse ruse dhe ajo serbe gjithmonë janë në kërkim të luftës, asnjëherë nuk janë pajtuar me asnjë marrëveshje.
Kur flet për testet e COVID-19 që Serbia i ka sjellë në Kosovë, Musliu thotë se ka qenë kushtëzim që Serbia e ka bërë.
“Askund nuk e keni parë që kanë qenë të kushtëzuara për serbët që jetojnë në Kosovë, ngase nuk i besojmë mostrave Kosovës. Por, Daçiqi, ai i ashtuquajturi Slloba i vogël thotë ne i kemi ndihmuar Kosovës, Shqipërisë e të tjerave me plotë gojën në Kombet e Bashkuara. Por, çka ka qenë e vërteta – subvencioni. Ajo qendër në Serbi, në Nish, po të ishte e ndihmave humanitare deri tani ish pa veprimtaria e saj. Ajo është qendër e shpiunazhit, e cila është jashtëkohore aq shumë sa që është edhe qesharake”, thotë ai.
Ndërsa, politologu Ardian Kastrati vlerëson se Rusisë i konvenon kaosi politik, vetëm e vazhdon atë kur ndodh në ndonjë nga vendet, pa pasur nevojë për investime.
“Rusia intervenimin e saj në Ballkan e sheh; frikësohet që nëse Serbia me një marrëveshje potenciale shkon në Unionin Evropian, Kosova shkon me ulëse në OKB përfundojë këtu ndikimi i saj, sepse ushtarakisht më nuk mundet ka përfundu kjo punë, dhe pastaj zgjerimi dhe ndikimi mund të shkoj te Lindja, te Gjeorgjia, te Ukraina, Moldavia, aty e ka problemin. Prandaj, sa më shumë kaos, sa më shumë gjendje si e jona me status quo, që jemi pa marrëveshje me Serbinë që nuk ka konflikt, por që pa konflikt nuk do të thotë që nuk ka paqe, ajo e shfrytëzon për kalkulime që me zgjeru një leje për përfitime gjeopolitike në raport me SHBA-në”, thotë ai.
Ai vlerëson se Rusia e keqpërdor Serbinë dhe nuk e i mbron interesat e saj.
Në emisionin OXYGEN ata kanë vlerësuar se nuk duhet presim një administratë të re amerikane për një marrëveshje të mundshme me Serbinë, sepse SHBA, sipas tyre, kanë binar strategjik në Ballkan që nga viti 1992 dhe pavarësisht kush fiton ato nuk ndryshojnë.
Kastrati ka përmendur dy objektiva të SHBA-së në politikën e jashtme; ndalimi i Rusisë për qasje në ujëra të nxehta, dhe kjo është arritur. Ndërsa objektivi i dytë; me largu Rusinë komplet përmes një marrëveshje Kosovë-Serbi që mos me pas potencialisht ndikim që shkakton kaos politik.
“Ne nuk e kemi luksin të qëndrojmë vertikalisht me Amerikën, të themi ju keni nevojë me neve jo ne për juve. …. Përsëritja e disa frazave të kota që ; ne kemi një lloj komploti amerikan për të na ndarë, e për ta prishur Qeverinë, kjo fillon te ndonjë individë apo masë e caktuar me ndryshu percepsionin që nuk qenka faji te Kremlini por Amerika. SHBA është fuqi providenciale për Kosovën, për shqiptarët, pikë. Kremlini është problemi”, thotë ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

MMJPH: Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor kthehet në Ministrinë amë

“Nuk ka burg pa gjyq që e ndal hapin tonë”, Veliaj publikon videon të Tiranës ndër vite

BDI: Izet Mexhitit i janë marrë kompetencat në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

20 mijë euro kesh ia vjedhin në shtëpi një personi në Llapnasellë të Graçanicës

Kontrollet e policisë në disa komuna në veri, Policia jep detaje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit