LAJMI I FUNDIT:

Organizata gjermane “Help-Hilf zur Selbsthilfe”, ndihmon me pako ushqimore-higjienike 274 familje në Mitrovicë

Organizata gjermane “Help-Hilf zur Selbsthilfe”, ndihmon me pako ushqimore-higjienike 274 familje në Mitrovicë

Organizata gjermane “Help-Hilf zur Selbsthilfe” ka ndihmuar me pako ushqimore dhe higjienike 274 familje në nevojë në Mitrovicë.

Kjo u bë e ditur nga Komuna e Mitrovicës.

“Në vazhdën e ofrimit të mbështetjes për menaxhimin e situatës së krijuar nga virusi Covid-19, Organizata gjermane Help-Hilfe zur Selbsthilfe Misioni në Kosovë, ka ndihmuar me pako ushqimore dhe higjienike 274 familje në nevojë sociale në Mitrovicë”, thuhet në njoftim.


Me këtë rast kryetari Bahtiri falënderon organizatën në fjalë për ndihmën e ofruar, duke thënë se është shumë e nevojshme në këtë kohë pandemie, dhe se do të ndihmojë që sadopak t’ua përmbush nevojat e familjeve me asistencë sociale.

Shpërndarja e këtyre pakove është realizuar në bashkëpunim me Komunën e Mitrovicës, dhe kryesisht janë ndihmuar familjet në lagjen “2 Korriku”, Tunel i Parë, Shipol si dhe fshatrat Stantërg dhe Qabër.

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Lajme
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Siguri
Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë

Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë

Lajme
Radoiçiq pa aktakuzë zyrtare në Serbi

Radoiçiq pa aktakuzë zyrtare në Serbi

Drejtësi
Po planifikonin vrasjen e një personi, arrestohen katër të dyshuar në Pejë dhe Prishtinë

Po planifikonin vrasjen e një personi, arrestohen katër të dyshuar në Pejë dhe Prishtinë

Kronika e Zezë

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
Kalo në kategori