LAJMI I FUNDIT:

Thaçi, për masakrën e Studimes: Krimet e tilla nuk do të vjetrohen dhe nuk do të harrohen asnjëherë

Thaçi, për masakrën e Studimes: Krimet e tilla nuk do të vjetrohen dhe nuk do të harrohen asnjëherë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka kujtuar 21 vjetorin e masakrës së Studimes së Vushtrrisë.

Thaçi, nëpërmjet një postimi në Facebook, theksoi se forcat policore dhe ushtarake serbe vranë dhe masakruan 116 civilë kështu duke zgjeruar edhe më shumë krimet, masakrat dhe gjenocidin kundër popullatës shqiptare, njofton Klan Kosova

“Pavarësisht se urdhërdhënësit dhe ekzekutorët e mbi 400 masakrave ende nuk u zbuluan dhe nuk dolën para drejtësisë, krimet e tilla, si krime kundër njerëzimit, nuk do të vjetrohen dhe nuk do të harrohen asnjëherë. Liria që gëzojmë sot ka në themele gjakun e mijëra martirëve!” ka shkruar mes tjerash Thaçi.


Postimi i plotë i Thaçit:

Në Studime të Vushtrrisë, para 21 viteve, forcat policore dhe ushtarake serbe vranë dhe masakruan 116 civilë shqiptarë, duke zgjeruar edhe më shumë krimet, masakrat dhe gjenocidin kundër popullatës shqiptare. Zbatimi sistematik i doktrinës së tokës së djegur në Kosovë, dëbimi masiv i qytetarëve, spastrimi etnik, vrasjet pa dallim moshe dhe gjinie që u bënë në vitet 1998 dhe 1999, deri më sot, ende kanë mbetur pa u ndëshkuar nga drejtësia ndërkombëtare dhe ajo vendore.

Pavarësisht se urdhërdhënësit dhe ekzekutorët e mbi 400 masakrave ende nuk u zbuluan dhe nuk dolën para drejtësisë, krimet e tilla, si krime kundër njerëzimit, nuk do të vjetrohen dhe nuk do të harrohen asnjëherë. Liria që gëzojmë sot ka në themele gjakun e mijëra martirëve!”, ka shkruar Thaçi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikë
Nis tërheqja e pakove të para me fletëvotime nga kutitë postare në Shtutgart, Vjenë dhe Podgoricë

Nis tërheqja e pakove të para me fletëvotime nga kutitë postare në Shtutgart, Vjenë dhe Podgoricë

Lajme
Vrasja e Agonis Tetajt: Kryeprokurori aprovon mbrojtjen e ligjshmërisë për Shaban Gogajn

Vrasja e Agonis Tetajt: Kryeprokurori aprovon mbrojtjen e ligjshmërisë për Shaban Gogajn

Drejtësi
Kalo në kategori