LAJMI I FUNDIT:

Vritet me thikë një 23 vjeçar nga Prizreni

Vritet me thikë një 23 vjeçar nga Prizreni
Foto: Ilustrim

Një therje me thikë ka ndodhur të premten, si pasojë e plagëve, ka vdekur një person.

Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.


“Policia ka marrë informatë për një sulm rreth orës 14 e 30 nga disa persona të dyshimtë. Policia ka kontaktuar me një dëshmitar që ka qenë bashkë me viktimën dhe ai ka treguar se viktima”.

Mësohet se, derisa ai ka qenë në motoçikletë një veturë e ka goditur dhe më pas dy persona kanë dalë dhe me thikë e kanë sulmuar.

Dy të dyshuarit janë ndaluar, ndërsa aktualisht policia është duke bastisur shtëpitë e tyre./Telegrafi/