LAJMI I FUNDIT:

Takimi i liderëve në Maqedoni në mes datave 10 dhe 12 maj

Takimi i liderëve në Maqedoni në mes datave 10 dhe 12 maj

Presidenti Stevo Pendarovski ka marrë pëlqimin e të dy lirëve të partive politike Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski për takimin e liderëve i cili pritet të organizohet mes datave 10 dhe 12 maj.

Në një intervistë për emisionin “360 gradë”, Pendarovski thotë se përveç gjendjes shëndetësore me virusin, në takim duhet të flitet edhe për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Në kushtet kur vendimi i dytë për gjendjen e jashtëzakonshme do të skadojë më 16 maj, Pendarovski thotë se do të krijohet një paqartësi tjetër juridike, mes të drejtës së Qeverisë për të sjell dekrete dhe nevojës së Kuvendit për miratimin e dekreteve që janë sjellë ose miratimin e ligjeve të reja të nevojshme për tejkalimin e situatës.


Ai nuk garanton se është i gatshëm të shpallë gjendje të jashtëzakonshme pafundësisht deri kur të afrohet koha për zgjedhje të rregullta në dhjetor.

Sipas Pendarovskit, Kuvendi është i nevojshëm meqë ai si President nuk ka kompetencë të monitorojë punën e Qeverisë. Se cila do të ishte periudha më e përshtatshme për zgjedhjet e ardhshme, Pendarovski nuk dëshiron të precizojë.

Ai thotë se zgjedhjet parapara verës do të duhej të organizohen nën masa të shtuara mbrojtjeje dhe të kujdesit, por ka rezerva sa i takon mundësisë së zbatimit të atyre masave tek ne./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia

Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia

Lajme
Profesori serb: Që nga viti 1997 erdha prap në Prishtinë, i kërkoj falje popullit të Kosovës për humbjet dhe dhimbjet nga Serbia

Profesori serb: Që nga viti 1997 erdha prap në Prishtinë, i kërkoj falje popullit të Kosovës për humbjet dhe dhimbjet nga Serbia

Lajme
Bastisje në veri, policia sekuestron armë dhe pajisje ushtarake

Bastisje në veri, policia sekuestron armë dhe pajisje ushtarake

Kronika e Zezë
Me veshje të posaçme, skafandra dhe kokore, krijohet kordoni i policisë para Kryeministrisë në Tiranë

Me veshje të posaçme, skafandra dhe kokore, krijohet kordoni i policisë para Kryeministrisë në Tiranë

Lajme
Nga maskat kundër-gaz te snajperët mbi Kryeministri, policia mobilizohet për protestën e PD-së në Tiranë

Nga maskat kundër-gaz te snajperët mbi Kryeministri, policia mobilizohet për protestën e PD-së në Tiranë

Lajme
Ushtarët amerikanë të KFOR-it me pika kontrolli të automjeteve në Leposaviq

Ushtarët amerikanë të KFOR-it me pika kontrolli të automjeteve në Leposaviq

Siguri
Kalo në kategori