Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci i ka reaguar Dastid Pallaskës lidhur me shkrimin se VV ka cituar Kushtetutën e Serbisë në kërkesën e saj për dekretin e presidentit Thaçi
Nagavci në një postim në Facebook shkruan se kur edhe avokatëve u mungojnë argumentet juridike dhe për pasojë merren me keqinformim, është një dëshmi më tepër se janë në rrugë të drejtë.
Lexoni të plotë postimin e saj:
“Kur edhe avokatëve u mungojnë argumentet juridike dhe për pasojë merren me keqinformim, është një dëshmi më tepër se jemi në rrugë të drejtë.
Dekreti i Presidenti për mandatimin e kandidatit të LDK për Kryeministër, ka ardhur pas marrëveshjes më Listën Sërpska dhe kjo qeveri e synuar do të jetë e varur krejtësisht nga Beogradi.
Ky është një fakt i pamohueshëm, ashtu sikurse është e dukshme dhe shkelja e Hashim Thaçit dhe bashkëpunëtorëve të tij në synimin për të krijuar këtë qeveri.
Si një nga nënshkrueset e Kërkesës për vlerësimin e kushtetueshmërisë së dekretit, jam e bindur se argumentet janë në anën tonë. Dhe përpjekja jonë ka të bëj edhe me mosvarshmërinë e Kosovës nga Serbia dhe për pengimin e planeve të Thaçit e bashkëpunëtorëve të tij, plane jo të mira për vendin.
Shkresa jonë për Gjykatën Kushtetuese, me anë të argumenteve juridike, kërkon që në Kosovë të mos veprohet ashtu si e parasheh Kushtetuta e Serbisë, pra si një rrugë që nuk duhet ndjekur, sepse pikërisht këtë po bën Hashim Thaçi dhe LDK. Po veprojnë sipas normave kushtetuese të Serbisë dhe po anashkalojnë nenit 82 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDenisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd
Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë