LAJMI I FUNDIT:

RrGK bënë thirrje për përmirësim të të drejtave në punë për gratë

RrGK bënë thirrje për përmirësim të të drejtave në punë për gratë

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) në Ditën ndërkombëtare të punëtorëve/eve bënë thirrje për vëmendje më të madhe në të drejtat e punës për gratë dhe përpjekje të vazhdueshme shtetërore në luftimin e diskriminimit në baza gjinore në tregun e punës.

Si pasojë e diskriminimit në baza gjinore, sipas hulumtimeve të RrGK-së, gratë vazhdojnë të përbëjnë vetëm 13.7% të fuqisë punëtore në Kosovë, por edhe kur janë të punësuara, gratë paguhen më pak se burrat për punë të njëjtë, mbajnë pozita më të ulëta, privohen nga e drejta për leje të paguar të lehonisë dhe janë të ekspozuara ndaj ngacmimit seksual në vendin e punës.

RRGK thekson se ky lloj diskriminimi është i theksuar sidomos për gratë të cilat janë të punësuara në sektorin privat, që në të shumtën e rasteve i përkasin sektorit joformal.


Sipas Rrjetit të Grave përveç kësaj, gratë për shkak të normave shoqërore janë të ngarkuara edhe me punën e papaguar shtëpiake si kujdesi ndaj fëmijëve, të moshuarve dhe punëve të tjera të shtëpisë, që u pamundëson atyre që të përfitojnë nga puna që bëjnë.

“Këtë vit kur përballemi me pandeminë globale COVID-19, dhe duke qenë që sektorët esencial aktiv për përballjen me këtë pandemi janë të mbi përfaqësuara nga gratë, kjo shkakton shkeljen e të drejtave të grave punëtore duke filluar nga orari i tejzgjatur i punës pa pagesë shtesë, dyfishimi dhe mosadresimi i barrës së papaguar shtëpiake, mungesa e masave esenciale higjienike dhe sanitare e deri te humbja e vendit të punës”, thuhet më tej në reagim.

Sipas Rrjetit… është e rëndësishme që qeveria gjatë përballjes me pandeminë COVID-19, të zbatojë urgjentisht një analizë gjinore gjithëpërfshirëse për të informuar dhe orientuar masat e mëtutjeshme të qeverisë dhe të përfshihen më shumë gra në hartimin e planeve dhe politikave për t’i bërë ballë këtij virusi.

“Ndërsa, në aspektin afatgjatë, qeveria duhet të sigurojë që gratë punëtore janë të mbrojtura me Ligjin e Punës duke e trajtuar lejen e lehonisë, atë atësore dhe prindërore brenda Ligjit të Punës dhe jo me ligj të veçantë. Poashtu, qeveria duhet të punojë në përmirësimin e reagimit institucional sa i përket rasteve të raportuara të diskriminimit në baza gjinore në tregun e punës duke rritur numrin e inspektorëve dhe njohuritë e tyre mbi këtë fushë, si dhe të sigurojë trajtim serioz të ngacmimit seksual në vendin e punës ashtu siç parashihet me Kodin Penal të Kosovës”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori