Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë i është drejtuar me një letër ministrit në detyrë, Arben Vitia, drejtorit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani dhe drejtorit të SHSKUK-së, Basri Sejdiu se për shkak të fokusit tek pandemia COVID-19 shumë pacientëve me sëmundje të tjera për shkak të mosofrimit të kujdesit të duhur shëndetësor gjendja e tyre shëndetësore është përkeqësuar.
PRAK vlerëson lart punën në menaxhimin e Pandemisë COVID-19 deri më tani, por sipas shoqatës nëse kjo pandemi zgjatë dhe nuk rifillohet ofrimi i shërbimeve shëndetësore, shëndeti i shumë qytetarëve që presin këto shërbime do të jetë i rënduar edhe më shumë.
PRAK vlerëson se Institucionet e lartcekura, me theks të veçantë Ministria e Shëndetësisë duhet të hartojnë një plan të “bashkëjetesës” me virusin COVID-19.
“…Natyrisht, për shkak se Kosova nuk ka një Sistem të Integruar të Informimit Shëndetësor, nuk mund të ofrohet ndonjë shifër e saktë e dëmeve që i janë shkaktuar pacientëve të sëmurë me sëmundje të tjera jo të lidhura me COVID-19, por, këtë më së miri po e ndjejnë ata që po kalojnë nëpër këtë sfidë”, thuhet në letër.
“Ndoshta do të jemi në një pozicion të vlerësojmë se nga kush po dëmtohet më shumë shëndeti publik, nga pandemia apo mosofrimi i shërbimeve të tjera shëndetësore. Këta pacientë për dallim prej palëve të tjera nuk kërkojnë asgjë më shumë, veç realizimit të të drejtës së tyre për shëndet dhe jetë dhe kjo është një përgjegjësi e institucioneve”, thuhet më tej.
PRAK konsideron që është prioritet themelimi i “Shërbimit profesional për sëmundje infektive” duke e pasur në fokus COVID-19.
“Ky Shërbim profesional, me urgjencë ta hartojë planin organizativ dhe operativ, ashtu siç kërkon korniza ligjore. Ky Shërbim do të udhëhiqet nga Klinika Infektive, si nivel terciar dhe do t`i ketë të përfshira institucionet e të gjitha niveleve të kujdesit shëndetësor. Një organizim i këtillë i koordinuar në dimensionin vertikal (edhe horizontal) do të mundësonte që institucionet shëndetësore të kujdesit primar ta kenë përkrahjen nga kujdesi sekondar dhe terciar, dhe si të tilla të jenë më të përgatitura për t`u përballuar me sfidën COVID-19. Rrjedhimisht, si rezultat do të kemi: pacientit do t`i kthehet shëndeti më shpejt, me një kosto më të lirë dhe se ai do t`i kthehet punës në rimëkëmbjen e ekonomisë… Presim nga Ministria e Shëndetësisë dhe të gjithë akterët tjerë politikbërës që ta vlerësojnë këtë iniciativë dhe në fazën e dytë të lehtësimit të masave të kemi hapa konkret në këtë drejtim”, thuhet ndër të tjera në letër. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëXhamia e shqiptarëve në Damask, Fevziu takon 77-vjeçarin që flet shqip
Nesër nis gjykimi, reagon vëllai i Liridona Ademajt
Shkoi në spital me të vjella, ndërron jetë 23-vjeçarja shqiptare në Itali
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite