Shefi i Kombeve të Bashkuara tha se ai shpreson që shumë vende në botë të ndjekin “shembullin e jashtëzakonshëm” të Koresë së Jugut, në luftimin e coronavirusit.
Sipas tij, një shembull i tillë ka qenë “jashtëzakonisht i suksesshëm” në adresimin e pandemisë së coronavirusit dhe po planifikon të merret me ndryshimin e klimës në rikuperimin e tij nga COVID- 19.
Sekretari i Përgjithshëm Antonio Guterres foli për njoftimin e së enjtes “se nuk kishte asnjë rast të ri në Republikën e Koresë”, emri zyrtar i vendit, përcjell Telegrafi.
Në të njëjtën kohë, tha ai, Koreja e Jugut ka paraqitur plane për “një marrëveshje shumë ambicioze të gjelbër” për rikuperimin e saj nga pandemia, duke përfshirë një ndalim të fabrikave të reja me qymyr dhe një ulje të emetimeve nga fabrikat ekzistuese të qymyrit.
“Shpresojmë që ky shembull i Republikës së Koresë të ndiqet nga shumë vende të tjera në botë”m tha Guterres në një konferencë shtypi.
Qendrat e Koresë për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve kanë bërë të ditur në një deklaratë të enjten se kishte vetëm katër raste të reja në 24 orët e fundit, të gjitha ato të importuara, duke e quar numrin në 10,765, me 247 vdekje dhe 9,059 të shëruar.
Rastet e në Kore të Jugut janë ngadalësuar javët e fundit pasi regjistruan qindra raste të reja çdo ditë midis fundit të shkurtit dhe fillimit të marsit.
Më pas, ajo ka relaksuar disa nga udhëzimet e saj të distancës sociale dhe pritet të lehtësojë më shumë kufizime në ditët në vijim nëse tendenca në rënie vazhdon.
Ndryshe, Koreja e Jugut kishte rastin e parë të konfirmuar të coronavirusit 20 janar, në të njëjtën ditë me Shtetet e Bashkuara.
Por ndryshe nga SHBA, zyrtarët atje përdorën një test të përqendruar në të njëjtat synime gjenesh si testi i rekomanduar i Organizatës Botërore të Shëndetit, sipas uebfaqes së një prodhuesi të testeve.
Qeveria më pas shpejt lejoi laboratorët e sektorit privat ta prodhonin atë.
Si rezultat, një komb me më pak se një të gjashtën e popullsisë së Shteteve të Bashkuara u mobilizuan për të testuar më shumë se 20,000 njerëz në ditë.
Koreja e Jugut gjithashtu krijoi qendra të testimit përmes kontrollit, duke lejuar identifikimin më të shpejtë të atyre që ishin infektuar, por mund të mos shfaqnin simptoma, duke ngadalësuar kështu shfaqjen e rasteve të reja në një nivel më të menaxhueshëm.
Për krahasim, Qendrat e SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve vendosën të zhvillojnë testin e vet, duke u përqendruar në tre synime gjenesh të dallueshme nga ato që përdori OBSH.
Testi u raportua me të meta dhe sipas të dhënave të CDC vetëm 472 pacientë ishin testuar në mbarë vendin më 29 shkurt, me vetëm 22 raste të konfirmuara.
Dhe sipas France24, rezultati ishte se ndërsa Koreja e Jugut ishte në gjendje të menaxhonte ngarkesën e saj, shkalla e infeksioneve amerikane u rrit.
Guterres tha se rimëkëmbja nga pandemia “duhet të shkojë paralelisht me veprimet klimatike”, ashtu si po bën Koreja e Jugut tani.
Ai u bëri thirrje qeverive të sigurojnë që shpenzimet për të rigjallëruar ekonomitë e tyre i japin përparësi krijimit të “vendeve të gjelbra” dhe përdorimit të burimeve të energjisë me karbon të ulët.
“Paratë e taksapaguesve nuk duhet të përdoren për të subvencionuar karburantet fosile ose për të ndihmuar ndotësit, industritë me intensitet karboni”, tha shefi i OKB. “Tani është koha për të vendosur një çmim në karbon dhe që ndotësit të paguajnë për ndotjen e tyre”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHamasi pranon marrëveshjen e propozuar nga Egjipti dhe Katari për një armëpushim në Gazë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni
Jordania paralajmëron për "masakër" nëse nuk parandalohet sulmi izraelit në Rafah
Shpërthime në Rafah pas paralajmërimeve për evakuim
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Shtatë të vdekur nga sulmi me dronë ukrainas në Belgorod të Rusisë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'