LAJMI I FUNDIT:

Gjysma e të shëruarve nga COVID-19 për ditën e sotme janë nga Ferizaj

Gjysma e të shëruarve nga COVID-19 për ditën e sotme janë nga Ferizaj

Nga 22 të shëruarit që raportoi sot Instituti i Shëndetit Publik, gjysma e tyre janë nga Komuna e Ferizajt.

Drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Bekim Ademi ka thënë se me 11 të shëruarit e ditës së sotme numri i përgjithshëm i të shëruarve shkon në 14.

Ademi thotë se me mosparaqitjen e rasteve të reja prej disa ditësh në Ferizaj mund të thuhet se COVID-19 në këtë vend ka arritur të izolohet, përcjell Telegrafi.


Ai ka thënë se në Ferizaj janë edhe 82 raste aktive por sipas tij një pjesë e tyre janë shëruar por janë në pritje të ritestimit të dytë për t’u konfirmuar zyrtarisht si të dënuar.

Drejtori i Shëndetësisë në Ferizaj thotë se qytetarët maksimalisht kanë respektuar rregullat e vendosura nga institucionet shtetërore./Telegrafi/