Malisheva sot po e kalon edhe ditën e 48 në karantinë.
Kjo ishte një masë e domosdoshme të cilën e kishte Ministria e Shëndetësisë, masë e cila në përpikëri është zbatuar nga Komuna e Malishevës, si nga institucioni i komunës, ashtu edhe nga qytetarët.
Gjendja është stabilizuar, numri i të shëruarve është i madh dhe çdo ditë po rritet. Aktualisht në Malishevë, janë edhe 18 persona në kurim e sipër, ndërsa 57 janë shëruar plotësisht, dhe nuk ka vatër të re të infeksionit.
Për këtë Malisheva kërkon heqjen e saj.
“Të qenit në karantinë, e ka kryer efektin e saj, prandaj, ka ardhur koha që qytetarët e Komunës së Malishevës, të lirohen nga kjo masë, e cila realisht është më e ashpra e mundshme që është zbatuar. Sigurisht jo vetëm Malisheva është në karantinë, por të qenit për 48 ditë në karantinë, është kohë e gjatë, e cika krahas efektit pozitiv, ka edhe efektet e saj negative, që ndoshta do të jetë vështirë e përballueshme. Karantina ndikon keq edhe në aspektin psikologjik tek banorët, pasi banorët kanë nevoja të ndryshme, sikur të gjithë banorët e komunave tjera. Edhe ne kemi të drejtë të punojmë tokën e të mbjellim, edhe ne kemi nevoja të ndryshme për të kryer, qoftë vizita mjekësore të cilat nuk mund të kryhen në Malishevë, ashtu sikur të gjithë të tjerët, kemi nevojë të kryejmë obligime të ndryshme të cilat nuk mund të kryhen në Malishevë. Ne, ditë më parë kemi kërkuar nga institucionet përgjegjëse, që të shqyrtohet mundësia e heqjes së karantinës, por deri më tani nuk kemi marrë asnjë përgjigje”, thuhet në njoftim.
Shtabi Komunal për Menaxhimin e Situatës me COVID-19 në Malishevë, ka shprehur falënderime për të gjithë ata që kanë punuar në luftimin e pandemisë COVID-19.
“Ne i falënderojmë të gjitha institucionet përgjegjëse, për bashkëpunimin me komunën, në luftimin e COVID-19. I falënderojmë të gjithë personelin shëndetësorë, si në Klinikën Infektive, po ashtu edhe IKSHP-në, dhe stafin shëndetësorë në QKMF të Malishevës, bashkë me Policinë, Inspektorët, emergjencat, për trajtimin e të prekurve, dhe sigurisht edhe sektorin e mirëqenies sociale, për mbështetjen për familjet në nevojë.
Më së shumti i falënderojmë qytetarët tanë për kulturën e lartë të treguar gjatë kësaj periudhe. Gjendja tani është e stabilizuar, ndërsa rastet aktuale, janë të izoluara dhe në shërim e sipër, IKSHP, pas analizimit të gjendjes, të rekomandoj shfuqizimin e vendimin për futjen e Malishevës në karantinë”, thuhet në fund, transmeton Telegrafi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze