Prokuroria për vrasjen në Haraçinë: Plumbi i viktimës ishte në pjesën e pasme të kokës
Prokurori Publik nga Prokuroria Themelore Publike – Shkup sot dha urdhër për zbatimin e masave hetimore kundër një personi, i dyshuar për veprën penale ‘Vrasje’ dhe ‘mbajtje arme pa leje’.
I dyshuari, më 29 prill, sipas Prokurorisë, në shtëpinë e tij në Haraçinë, duke ushtruar dhunë familjare, me paramendim ka vrarë bashkëshorten e tij, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Ata pasi janë kthyer nga shëtitja dhe kanë hyrë në dhomën e tyre, janë fjalosur për shkak të mospajtimeve në martesë. Në një moment, i dyshuari 39 vjeçar ka shkuar hapësirat e podrumit në shtëpinë e tij ku e ka mbajtur armën, pistoletë ‘Bereta’ kalibri 7.65 mm. Pistoletën ka vendosur në xhepin e palltos dhe është kthyer në dhomë ku ka qenë bashkëshortja e tij. Që të dy kanë vazhduar fjalosjen, dhe i dyshuari ka nxjerrë pistoletë, ka kërcënuar se do ta vrasë dhe i ka shkrepur një plumb në pjesën e pasme të kokës”, shprehen nga Prokuroria.
Pas ngjarjes, i dyshuari ka dalë nga shtëpia ndërsa bashkëshortja (viktima) ka dhënë shenja për jetë kurse dy dëshmitarët e kanë dërguar në spital, por ajo ka humbur jetën.
I dyshuari është privuar nga liria, ndërsa prokurori publik te gjykatësi në procedurë paraprake pranë Gjykatës Themelore të Shkupit tashmë dorëzoi propozim për caktimin e masës së paraburgimit./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City