Propozimi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, që profesori i Universitetit të Prishtinës, Ramë Likaj të jetë ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ngjalli reagime të shumta tek shoqëria civile. Madje Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim ka paralajmëruar edhe protesta në rast se Likaj emërohet udhëheqës i këtij dikasteri.
Kështu ka paralajmëruar për KosovaPress, Rron Gjinovci nga kjo organizatë.
Gjinovci këto veprime i arsyeton pasi sipas tij Likaj është i përfshirë në skandalin më të madh të UP-së si një nga profesorët e avancuar përmes plagjiaturës e mashtrimit akademik.
“Ministri i Arsimit i propozuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është pjesë e skandalit më të madh në UP. Është fjala për Ramë Likaj i cili kur është avancuar në vitin 2018 është avancuar në mënyrë jo meritore…Ramë Likaj bashkë me 7 të tjerë kanë bërë plagjiaturë gabimet drejtshkrimore gramatikore në gjuhën angleze dhe kanë publikua punime të njëjta me tituj të ndryshëm duke i paraqitur si dy punime të ndryshme dhe kështu janë avancuar në mënyrë jo meritore. ORCA në vitin 2019 ka marr përgjigje nga platforma Scopus ku kanë qenë të regjistruara edhe revistat ku këta kanë publikuar dhe përgjigja ka qenë që revista Scopus i ka përjashtuar nga platforma revistat por shkak të performancës së tyre gjatë vitit 2017, 2018 pra periudha kur kanë publikuar dhe janë avancuar Ramë Likaj dhe shokët e vetë në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike”, tha ai.
Në rast që Ramë Likaj emërohet ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Rron Gjinovci thotë se do të përdorin të gjitha mjetet përfshirë edhe protestat për të penguar ushtrimin e kësaj detyre nga ana e Likajt.
“Emërimi i tij eventual në këtë pozitë tregon se qeveria e ardhshme është një qeveri e kusarisë edhe zyrtarëve që shikojnë me plaçkit dhe me shkatërrua edhe më tutje institucionet e Kosovës. E sa i përket Ramë Likajt unë mendoj që ORCA do t’i përdorë të gjitha mjetet e mundshme pa i anashkalua protestat, pa i anashkalua publiket. Pra gjithçka që është paraparë në Konventat tona për të Drejtat Civile dhe Politike me qëllim që me pengua ushtrimin e funksionimit të detyrës së tij”, theksoi Gjinovci.
Sipas tyre, jo që nuk do të duhet të jetë ministër i ardhshëm i arsimit në Kosovës por ai do të duhej edhe të përjashtohet edhe nga Universiteti i Prishtinës.
Gjinovci madje thotë se si ORCA presin nga senati i UP-së që t’ia revokoj titujt Ramë Likajt për shkak se në mënyrë jo meritore i ka marr ata tituj.
Kujtojmë që AAK gjatë ditës së djeshme ka nënshkruar marrëveshje koalicioni me LDK, dhe ndër ministrisë që i është besuar për udhëheqje AAK-së është edhe ajo e Arsimit. Ndërsa si kandidat për ta udhëhequr këtë dikaster nga AAK është përmendur profesori i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, Ramë Likaj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore
MPB jep detaje për aksidentin në Radovish
Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City