LAJMI I FUNDIT:

Paris Hilton zyrtarizon lidhjen me Carter Reum, festojnë përvjetorin e parë si çift

Paris Hilton zyrtarizon lidhjen me Carter Reum, festojnë përvjetorin e parë si çift

Paris Hilton më në fund e ka zyrtarizuar lidhjen me të dashurin e saj, Carter Reum, për të shënuar një vjetorin e tyre të parë.

Dyshja e kanë mbajtur marrëdhënien e tyre jashtë rrjeteve sociale gjatë vitit të kaluar, dhe Carter madje ka fshirë llogarinë e tij personale në Instagram pasi ishte lidhur me Parisin.

Përkundër kësaj, Paris nuk mund të rezistonte duke shënuar përvjetorin e tyre të parë teksa ndau një fotografi dhe dedikim emocional për Carter.


https://www.instagram.com/p/B_lz1a3JaiL/

Ajo postoi një fotografi të lezetshme të çiftit duke ndarë një puthje dhe shkroi: “Gëzuar përvjetorin dashuria ime”.

“Gjëja ime e preferuar është të bëj kujtime me ju. Puthjet e tua janë magjike. Më pëlqen të jem e jotja dhe ti të jesh i imi”, ka shtuar ajo.

Të gjitha lajmet nga Paris Hilton
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Paris Hilton

Kjo është lidhja e parë e Parisit që kur ajo ndërpreu fejesën e saj me Chris Zylka në nëntor të vitit 2018.

Paris Hilton dhe i dashuri i saj i ri (Foto: Instagram)

Hilton fillimisht e prezantoi të dashurin e saj të ri në “Golden Globes 2020”, gjersa u shfaq dorë për dore me të. /Telegrafi/