LAJMI I FUNDIT:

Për një ditë shërohen 111 pacientë nga Covid-19 në Maqedoni

Për një ditë shërohen 111 pacientë nga Covid-19 në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e kaluara në Institutin për Shëndet Publik janë regjistruar 111 pacientë të shëruar nga coronavirusi.

Prej tyre 13 janë nga Shkupi, 74 nga Kumanova, 1 nga Shtipi, 18 nga Prilepi, 1 nga Manastiri, 1 nga Ohri, 1 nga Kriva Pallankva, 1 nga Probishtipi dhe 1 nga Demir Hisari, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i personave të shëruar nga Covid-19 shkon në 738.


Kurse numri i rasteve aktive sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë është 650.

Ndërsa nga ana tjetër deri tani nga coronavirusi jetën e kanë humbur 77 persona.

Që nga rasti i parë në Maqedoni, deri tani janë regjistruar 1465 të infektuar./Telegrafi/