LAJMI I FUNDIT:

Princi William dhe Kate Middleton festojnë përvjetorin e nëntë të martesës

Princi William dhe Kate Middleton festojnë përvjetorin e nëntë të martesës

Duka dhe Dukesha e Kembrixhit së fundmi kanë ndarë një fotografi nga dasma e tyre ndërsa sot festojnë përvjetorin e nëntë.

Fotografia tregon të porsamartuarit në derën e kishës ‘Westminster Abbey’, të cilët shkëmbyen premtime më 29 prill të vitit 2011.


Princi Harry, i cili ishte njeriu më i mirë, dhe Pippa Middleton, e cila ishte shërbyese nderi, shihen në sfond pas çiftit jashtë katedrales.

Duka dhe Dukesha e Kembrixhit (Foto: Instagram)

Të dy William dhe Kate shfaqen të buzëqeshur pranë njëri-tjetrit teksa dalin të përballen me publikun adhurues.

Duke ndarë imazhin mahnitës në Instagram këtë mëngjes, William dhe Kate falënderuan përkrahësit për urimet e tyre.

“Sot nëntë vjet më parë – faleminderit për të gjitha mesazhet tuaja të bukura në përvjetorin e martesës së Dukës dhe Dukeshës së Kembrixhit”, kanë shkruar ata.

Familja e Dukës dhe Dukeshës së Kembrixhit (Foto: BBC)

Fansat e uruan çiftin në pjesën e komenteve, me një shkrim: “Gëzuar përvjetorin e martesës. Diana do të ishte aq krenare për ju të dy”.

“Duke iu uruar një përvjetor shumë të lumtur të martesës”, shkroi një tjetër.

William dhe Kate e festuan këtë përvjetor në shtëpinë e tyre në Norfolk të Anmer Hall, ku ata kanë qenë në izolim me tre fëmijët e tyre që prej fillimit të bllokimit nga pandemia e coronavirusit. /Telegrafi/

Princi William dhe Katte Middleton (Foto: Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Magazina
E dashura e re e Jude Bellingham, Laura Celia Valk, kthehet në Madrid për të kaluar kohë me futbollistin

E dashura e re e Jude Bellingham, Laura Celia Valk, kthehet në Madrid për të kaluar kohë me futbollistin

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Magazina
Jennifer Lopez vishet me fustanin e krijuar nga stilistja shqiptare, Diana Qerimi

Jennifer Lopez vishet me fustanin e krijuar nga stilistja shqiptare, Diana Qerimi

Magazina
Kalo në kategori