“Pastroj shtëpinë çdo dy minuta” – Henry rrëfen për jetën e tij nga karantina në Montreal
Thierry Henry ka zbuluar një pjesë nga jeta e tij në vetëizolim, duke thënë se ai po e pastron shtëpinë çdo dy minuta.
Coronavirusi ka suspenduar çdo aktivitet të mundshëm kulturor nëpër botë, derisa shumë yje të futbollit po qëndrojnë në izolim.
Henry ka ndarë me ndjekësit e tij një jetë të përditshme se si po e kalon gjatë karantinës në Amerikë, pasi aktualisht është trajner i Montreal Impact.
“Zgjohem, bëjë palestër, relaksohem pak, rikthehem në palestër. Nganjëherë i shikojë disa ndeshje që i kam parë edhe në të kaluarën. Nganjëherë vetëm relaksohem. Bëjë ushqimin në mbrëmje”, ka thënë francezi për jetën që po e kalon në vetizolim.
“Një natë isha duke menduar dhe thosha me vetën se duhet pastruar shtëpinë çdo dy minuta. Shpesh më bije t’i pastroj pjatat dhe më pas të pastrojë të gjithë shtëpinë”.
“Më pas kujdesem për vetën që të qëndrojë në formë. Këto gjëra nuk i kamë bërë që një kohë të gjatë dhe duket se do mërzitem shpejtë nga kjo situatë”, ka shtuar më tej Henry.
Kujtojmë se legjenda franceze ishte trajner i Monacos, mirëpo u shkarkuar, për të marrë më pas drejtimin e Montreal Impact. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251