LAJMI I FUNDIT:

Kina vazhdon luftën kundër coronavirusit, i frikësohet një vale të dytë të pandemisë – qyteti me 10 milionë banorë sërish futet në izolim

Kina vazhdon luftën kundër coronavirusit, i frikësohet një vale të dytë të pandemisë – qyteti me 10 milionë banorë sërish futet në izolim

Ende pa kaluar shumë ditë që kur hapi rrugët dhe zbuti masat e izolimit, Kina po i frikësohet një valë të re të epidemisë së coronavirusit, raporton BBC.

E për ta parandaluar këtë kanë vënë masa të reja, duke vendosur kamera para ndërtesave kolektive të banimit dhe shtëpive private, kurse një qytet i tërë përgjatë vijës kufitare me Rusinë dhe që i ka 10 milionë banorë, është futur sërish në karantinë, transmeton Telegrafi.

Kina që ka regjistruar 82 mijë raste me COVID-19 dhe 4,633 tjerë që humbën jetën, kishte  filluar gradualisht të zbut masat e izolimit pas shumë muajve “paralizë” totale.


Të hënën afro 50 mijë nxënës të shkollave të mesme, shumica prej të cilëve po përgatiten për provimin pranues në universitetet e ndryshme i janë rikthyer bankave në Pekin.

E qytetet tjera kanë paralajmëruar data të ndryshme të rihapjes së shkollave. Në të njëjtën kohë, autoritetet janë të brengosura se mund të vie deri te një valë e dytë e infeksionit të coronavirusit.

Pekini ka publikuar listën e veprimeve të cilave qytetarët duhet t’i përmbahen siç është mbulimi i fytyrës dhe hundës derisa teshtinë apo kolliten, të mos hanë në mjetet e transportit publik dhe të bartin maska kur janë të sëmurë.

Në restorante gjithashtu kërkohet që porcionet e përbashkëta të mos porositen siç veprohej para pandemisë.

Këto masa pritet të aplikohen nga 1 qershori, kurse palestrat e fitnesit dhe pishinat do të vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura nga frika se mund të vie deri te një valë e dytë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky: Ukraina nuk do të pranojë asnjë marrëveshje SHBA-Rusi të bërë pa Ukrainën

Zelensky: Ukraina nuk do të pranojë asnjë marrëveshje SHBA-Rusi të bërë pa Ukrainën

Evropa
“Sot është një ditë e madhe”  - Trump thotë se do të zbulojë tarifat “reciproke” tregtare

“Sot është një ditë e madhe”  - Trump thotë se do të zbulojë tarifat “reciproke” tregtare

Amerika
Çfarë dihet deri më tani për incidentin në Mynih, ku mbetën të lënduar të paktën 28 persona?

Çfarë dihet deri më tani për incidentin në Mynih, ku mbetën të lënduar të paktën 28 persona?

Evropa
Izraeli po shqyrton sulmet ndaj Iranit

Izraeli po shqyrton sulmet ndaj Iranit

Azia
Autori duhet të ndëshkohet dhe të largohet nga vendi, thotë Scholz

Autori duhet të ndëshkohet dhe të largohet nga vendi, thotë Scholz

Evropa
Forcat ukrainase shkatërrojnë tankun dhe sistemet artilerike ruse – pamje nga aksioni

Forcat ukrainase shkatërrojnë tankun dhe sistemet artilerike ruse – pamje nga aksioni

Evropa
Kalo në kategori