LAJMI I FUNDIT:

KMDLNJ dënon kërcënimin kundër deputetes Eliza Hoxha

KMDLNJ dënon kërcënimin kundër deputetes Eliza Hoxha

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) ka dënuar kërcënimin që i është bërë deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha.

KMDLNJ thekson se është për brengosje se kërcënimet përmes rrjeteve sociale janë shndërruar në fenomen shqetësues për shoqërinë kosovare dhe se me këtë dukuri organet e hetuesisë dhe Prokuroria e Shtetit duhet të merren seriozisht.

“Nëse kërcënimi shndërrohet si mënyrë e të heshturit të kundërshtarit politikë dhe jo vetëm politikë dhe nuk e kemi reagimin e shpejtë dhe në përputhje me ligjet në fuqi, atëherë demokracia do të bëhet shumë e lëndueshme për faktin se po rrezikohet njëra ndër të drejtat elementare të njeriut, e drejtë e shprehjes së lirisë së mendimit, liria e lëvizjes deri te e drejta për jetë”, thuhet në reagim.


Kërcënohet me jetë deputetja Eliza Hoxha, PDK kërkon që hetuesia të merret me rastin
Lexo po ashtu Kërcënohet me jetë deputetja Eliza Hoxha, PDK kërkon që hetuesia të merret me rastin

KMDLNj kërkon hetime të shpejta në mënyrë që kërcënuesi/t të nxirren para drejtësisë ku do të zbardheshin motivet e kërcënimit ndaj deputetes Eliza Hoxha.

Deri në përfundim të hetimeve, KMDLNj kërkon të mos paragjykohet rasti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Politikë
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Kalo në kategori