LAJMI I FUNDIT:

Greqia do të mirëpresë turistë gjatë verës

Greqia do të mirëpresë turistë gjatë verës

Turistët do të jenë të mirëpritur të vizitojnë Greqinë këtë verë, por masat në distancë sociale do të mbeten në vend për të mbrojtur njerëzit nga coronavirusi, tha ministri grek i Turizmit, Harry Theocharis.

“Ne duam që njerëzit të vijnë në Greqi, sigurisht, ne do të përgatitemi me masa paraprake në lidhje me kërkesat e para-udhëtimit, por edhe për mënyrën se si udhëtojmë, mënyrën e qëndrimit. Distanca sociale do të zbatohet si masë tjetër”, tha Theocharis për radio BBC.


Ministri grek i Turizmit thotë se Greqia ka mirëpritur turistët për mbi 50 vjet, dhe dëshiron të vazhdojë të tregojë mikpritjen për të cilën njihet. Ai shtoi se turistët duhet të ndjehen të sigurt në Greqi pasi ka ndërmarrë masa të rrepta paraprake, transmeton Telegrafi.

“Greqia mendoj se është një vend i sigurt dhe në shumë mënyra më i sigurt se juaj (mendon për Mbretërinë e Bashkuar)”, tha ai për radio BBC.

Theocharis shpreson që teknologjia shëndetësore të përparojë deri në fillim të verës dhe kufizimet e udhëtimit do të lehtësohen. /Telegrafi/