Rreth gjysma e miliona punëtorëve amerikanë të pushuar për shkak të pandemisë së coronavirusit mund të rezultojë se do të fitojnë më shumë në total tani sesa kur ishin në punë, tregojnë analizat e reja të përfitimeve nga asistenca për papunësinë.
Si pjesë e përpjekjes për rimëkëmbjen e Shteteve të Bashkuara, qeveria po dërgon 600 dollarë shtesë në javë për punëtorët e pushuar nga puna deri në fund të korrikut.
Kjo shumë i shtohet pagesave të ndryshme të papunësisë, të paguara normalisht, të cilat variojnë së tepërmi nga shteti në shtet.
Mesatarisht, shtetet u paguajnë punëtorëve të mbetur papunë 45% të shumës që fitonin.
Por me pagesat shtesë të coronavirusit, Departamenti i Punës thotë se pagesa duhet të rritet gjatë javëve të ardhshme nga mesatarja prej 377,97 dollarë në javë që ishte paguar në fund të vitit të kaluar, në 978 dollarë.
Ndërsa pagesa shtesë do t’i ndihmojë të papunët në periudhën afatshkurtër, rritja e pagesës mund ta ngadalësojë rrjedhimisht rimëkëmbjen e Shteteve të Bashkuara.
Punëtorët e pushuar që fitojnë më shumë pa punë nuk do të kenë asnjë nxitje monetare të menjëhershme për t’u rikthyer në punë nëse punëdhënësit e tyre janë në gjendje të rihapin dyqanet me pakicë, restorantet, fabrikat dhe bizneset e tjera para fundit të korrikut.
Qeveria thotë se gjysma e punëtorëve amerikanë fituan më pak se 957 dollarë në javë në tremujorin e parë të vitit 2020, që do të thotë se më pak se gjysma e tyre ka marrë të ardhura prej 50,000 dollarë në vit.
Nga ana tjetër, punëdhënësit mund t’i detyrojnë në mënyrë efektive punëtorët të kthehen, duke i caktuar një datë kthimi në punë për punëtorët e pushuar, qoftë edhe përpara se pagesa prej 600 dollarësh në javë të skadojë në fund të korrikut.
Punëtorët mund t’u kërkojnë punëdhënësve që t’i lejojnë ata të qëndrojnë të pezulluar deri në korrik, në mënyrë që ata të vazhdojnë të marrin kompensimin për papunësinë, që do të jetë më i lartë se rroga.
Deri më tani, 26 milionë punëtorë amerikanë janë pushuar nga puna – një valë papunësie që nuk është parë në Shtetet e Bashkuara që nga Depresioni i Madh i viteve 1930. Miliona të tjerë janë shtuar në listat e papunësisë gjatë pesë javëve të fundit çdo të enjte, kur qeveria njofton shifrat e saj.
Përpara se pandemia të godiste Shtetet e Bashkuara, shkalla e papunësisë për ekonominë më të madhe në botë ishte për muaj me radhë në më pak se 4%. Por, kur shifra e muajit prill të shpallet më 8 maj, ka të ngjarë të arrijë në nivele të konsiderueshme dyshifrore. /VOA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Premtimet për rrymën: Gaz, thëngjill, burime të ripërtërishme
Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!
Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos