LAJMI I FUNDIT:

Përulësia dhe ana e ndjeshme e Floyd Mayweather, i cili humbi ish-gruan dhe xhaxhanë në muajin mars

Përulësia dhe ana e ndjeshme e Floyd Mayweather, i cili humbi ish-gruan dhe xhaxhanë në muajin mars
(Foto: Instagram/floydmayweather/Getty Images/Guliver)

Si rrallëherë, Floyd Mayweather ka treguar anën e ndjeshme dhe të përulur të karakterit të tij, përmes një video-mesazhi të publikuar në Instagram në periudhën e pandemisë së coronavirusit.

Boksieri i pamposhtur ka thënë se e ka pasur të vështirë të deklarohet lidhur me përjetimet e tanishme, duke qenë se ka pasur dy humbje të mëdha në familjen e tij.

Në muajin e kaluar, 43-vjeçari përjetoi dy tragjedi. Atij i vdiq ish-gruaja Josie Harris dhe xhaxhai, njëherësh trajneri i tij, Roger Mayweather.


Derisa Floyd po vuan nga humbjet personale, bota është izoluar si pasojë e përhapjes së COVID-19, prandaj ai e ka publikuar një video, në të cilën tregon se çfarë do të bëjë për t’i ndihmuar të tjerët.

https://www.instagram.com/p/B_d5lxhFrcZ/

“Nuk kam mundur që të dal dhe të flas me botën, të flas me njerëzit. Jam përballur me shumë gjëra. Jam përballur me vdekjen e nënës së fëmijëve të mi, ajo ka qenë shumë e veçantë, një grua e shkëlqyer dhe një person i mrekullueshëm”.

“Si dhe përballja me vdekjen e një trajneri të shkëlqyer, një xhaxhai, një figure atërore, Roger Mayweather. Jam përballur me shumëçka deh nuk kam mundur të dal dhe të flas me botën”, ka thënë boksieri.

https://www.instagram.com/p/B9uxNkSFj1V/

Ish-gruaja e Floyd, nëna e tre fëmijëve të tij, u gjet e vdekur në një veturë nga policia në Kaliforni në muajin mars. Lidhja e tyre që ka zgjatur nga viti 1995 deri në vitin 2010 ka qenë turbulente, ndërsa para dhjetë vitesh Mayweather qëndroi dy muaj në burg për dhunë familjare ndaj saj.

Vetëm disa ditë pas vdekjes së saj, boksieri u përball me një humbje tjetër. Xhaxhai i tij, me të cilin ishte shumë i lidhur, ndërroi jetë në moshën 58 vjeçare. Roger, i cili u pensionua nga boksi aktiv në vitin 1999, në vitet e fundit të jetës së tij kishte vuajtur nga shëndeti i dobët, duke përfshirë diabetin.

Floyd Mayweather në stërvitje me xhaxhanë e tij, Roger (Foto: Ethan Miller/Getty Images/Guliver)

Mayweather, i cili ka një pasuri në vlerë prej 565 milionë euro (522 milionë euro), është zotuar se do t’i ndihmojë njerëzit në periudhën e krizës së coronavirusit.

Varfëria, krimi, droga në familjen e Mayweather dhe rruga e vështirë drejt shndërrimit në boksierin më të pasur (Foto)
Lexo po ashtu Varfëria, krimi, droga në familjen e Mayweather dhe rruga e vështirë drejt shndërrimit në boksierin më të pasur (Foto)

“Me gjithçka që po ndodh, unë do të vazhdoj ta bëjë pjesën time. Nuk duhet t’u tregoj të tjerëve se çfarë po bëj. Mund të bëj diçka prapa dyerve të mbyllura, nuk ka të bëjë me paratë”.

“Paratë që i jap do të jenë për t’i ushqyer njerëzit dhe për t’u ndihmuar njerëzve që nuk kanë sa duhet në këtë situatë”.

“Do të vazhdoj të jap dhe nuk do të flas kurrë për këtë. Derisa Zoti e di se po bëj një vepër të mirë, kjo më mjafton”, ka deklaruar boksieri i pensionuar në video-mesazhin e tij. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Të vij në mes të Prishtinës edhe të tregoj” – Gerti kërcënon Gjestin gjatë një debati të tensionuar në Big Brother VIP Albania

“Të vij në mes të Prishtinës edhe të tregoj” – Gerti kërcënon Gjestin gjatë një debati të tensionuar në Big Brother VIP Albania

Magazina
Zjarri masiv i Los Angelesit shumë pranë shtëpive të familjes Kardashian, enklava e tyre është në rrezik potencial për t'u përfshirë nga flakët

Zjarri masiv i Los Angelesit shumë pranë shtëpive të familjes Kardashian, enklava e tyre është në rrezik potencial për t'u përfshirë nga flakët

Magazina
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4

Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit

Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit

Magazina
G Bani shkon për ta kontrolluar Gjestin teksa po qëndronte nën ujë pa lëvizur në vaskë

G Bani shkon për ta kontrolluar Gjestin teksa po qëndronte nën ujë pa lëvizur në vaskë

Magazina
Gjesti i afrohet te fytyra dhe e provokon Gramosin në BBVA: Dua të të puth

Gjesti i afrohet te fytyra dhe e provokon Gramosin në BBVA: Dua të të puth

Magazina
Kalo në kategori