LAJMI I FUNDIT:

Sot pritet të rezultojnë të shëruar nga coronavirusi, 24 pacientë nga Prishtina

Sot pritet të rezultojnë të shëruar nga coronavirusi, 24 pacientë nga Prishtina
Bujar Gashi- Drejtor i Shëndetësisë në Prishtinë

Gjendja në Prishtinë po shkon drejt normalizimit sa i përket situatës me COVID-19.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi thotë për RTV Dukagjinin se megjithatë relaksimi vjen kur nuk do të ketë fare raste me COVID-19.


“Aktiviteti vazhdon në mënyrën e njëjtë, madje me një sy çeltësi më të madhe pasi nuk i dihet”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Gashi thotë se momentalisht numri i përgjithshëm i të prekurve me COVID-19 në Prishtinë është rreth 68 ku 22 nga ta tashmë janë plotësisht të shëruar.

“Dje janë shëruar edhe dy persona nga Prishtina pasi rezultuan negativ në testin e COVID-19 për herë të dytë. Dje kemi pasur 47 testime në Komunën e Prishtinës ku prej tyre 26 kanë qenë të ritestuar pasi me 11 prill kishin rezultuar pozitiv me COVID-19. Të 26 kanë rezultuar negativ. Presim edhe sot që të bëhen 24 ritestime dhe nëse të njëjtit dalin negativ për herë të dytë në bazë të protokolleve të IKSHP-së konsiderohen të shëruar”.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës thotë se me shërimin e këtyre 24 pacientëve numri i përgjithshëm i të shëruarve në Komunën e Prishtinës shkon në 46.

“Pas këtyre të shëruarve në Prishtinë realisht do të mbesin aktive edhe 22 raste me COVID-19”, tha ndër të tjera Bujar Gashi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Lajme
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Lajme
Kalo në kategori