LAJMI I FUNDIT:

Gjashtë viktima dhe 22 raste të reja me coronavirus në Maqedoni

Gjashtë viktima dhe 22 raste të reja me coronavirus në Maqedoni
Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë informon se sot Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 36 pacientë të shëruar nga Covid-29 në: Shkup-19, Kumanovë-1, Shtip-5, Prilep-4, Tetovë-1, Strugë-1, Veles-3, Gostivar-2, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në Klinikën Infektive kanë ndërruar jetë dy pacientë (58) dhe (63) nga Prilepi të cilët ishin në respiratorë. Në spitalin “8 Shtatori kanë ndërruar jetë tre pacientë, dy nga Shkupi (75) dhe (78) dhe një paciente nga Tetova (51). Para dy ditëve ka ndërruar jetë edhe një paciente nga Shkupi (71). Rezultatet e saja për coronavirus ishin pozitive.

Në 24 orët e kaluara janë realizuar 362 teste, dhe janë konfirmuar 22 raste të reja me Covid-19 në: Shkup-11, Kumanovë-2, Strugë-1, Veles-3, Kavadar-2, Gostivar-2 dhe Negotin-1 .


Me këtë, numri i përgjithshëm i të diagnostikuara me coronavirus në vendin tonë arrin në 1.421./Telegrafi/