Një grup shkencëtarësh italianë kanë konstatuar se coronavirusi mund të bartet nga distanca të mëdha përmes grimave mikroskopike që ndotin ajrin, duke theksuar se nuk është rastësi që epidemia e COVID-19 ka shpërthyer pikërisht në mjedise me ajër të papastër, raporton CBS News.
Për herë të parë që nga shpërthimi i epidemisë, është shënuar numër më i madh i të shëruarve sesa i të sëmurëve nga COVID-19 në Itali. E derisa autoritetet po shqyrtojnë rikthimin e banorëve të Italisë nëpër punët e tyre, hulumtimet më të fundit paralajmërojnë për një rrezik tjetër lidhur me COVID-19, transmeton Telegrafi.
Në të vërtetë, virusi do të mund të ishte shumë më ngjitës sesa që është menduar. Sipas shkencëtarëve italianë, virusi është zbuluar në grimcat mikroskopike që ndotin ajrin, e të cilat kryesisht koncentrohen në zonat industriale.
Në punimin e botuar në gazetën ndërkombëtare të kërkimeve mjedisore dhe shëndetit të popullatës, shkencëtarët u rekomandojnë të gjithë qytetarëve të bartin maska, sepse sipas tyre pa to distanca sociale prej dy metrave nuk është aspak e mjaftueshme.
Profesori Prisko Pishiteli nga Universiteti i Napolit së bashku me kolegët e tij, konsiderojnë se grimcat mikroskopike mund të bartin virusin në distanca të largëta. Ata kanë marrë shembull zonën industriale përreth qytetit të Milanos, ku besohet të jetë cilësia më e dobët e ajrit në Evropë. Megjithatë, është edhe një prej rajoneve me numrin më të madh të infektuarve dhe vdekurve nga COVID-19.
Sipas profesorit Leonardo Seti, nuk është rastësi që në mbarë botën epidemia e coronavirusit ua ka marrë jetën njerëzve kryesisht nëpër zona industriale siç është Wuhani dhe New Yorku.
Megjithatë shkencëtarët kanë pranuar se nuk kanë mundur ta përcaktojnë saktë se deri në cilën masë është ngjitës virusi që bartet edhe përmes grimcave mikroskopike. Por, ata paralajmërojnë se zgjedhja e vetme mbetet forcimi i masave mbrojtëse – bartja e obligueshme e maskave, distanca sociale dhe zvogëlimi i ndotjes së ajrit.
Shkencëtarët gjithashtu kanë paralajmëruar se zonat industriale paraqesin përqindje më të madhe të rrezikut nga coronavirusi. Ata theksojnë se nëse gjendemi në shoqërimin e personave tjerë, duhet të bartim maskë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Izraeli vret liderin e Hezbollahut, i cili planifikoi një sulm të hollësishëm ndaj ushtarëve amerikanë në Irak
Urdhërarrest për Netanyahun: Vendet evropiane që janë zotuar ta prangosin dhe ato ku ai ende mund të jetë i mirëpritur
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400
Toka është anuar pothuajse një metër - shpjegimi shkencor dhe rreziku që vjen me të
Urdhërarrest për Netanyahun: Vendet evropiane që janë zotuar ta prangosin dhe ato ku ai ende mund të jetë i mirëpritur
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400
Ukrainasit shkatërrojnë pajisjet dhe municionet e rusëve në Kreminna – pamje nga aksioni
Izraeli vret liderin e Hezbollahut, i cili planifikoi një sulm të hollësishëm ndaj ushtarëve amerikanë në Irak
Shefi i NATO-s drejt Turqisë - çfarë do të diskutojë ai me Erdoganin?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj