Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha së fundi se India dhe SHBA-ja po punonin së bashku për të zhvilluar vaksina kundër coronavirusit.
Dhe siç shkruan BBC, përcjell Telegrafi, deklarata e Pompeo nuk erdhi tërësisht si befasi.
Kjo pasi që, të dy vendet kanë drejtuar një program të përbashkët të zhvillimit të vaksinave të njohura ndërkombëtarisht për më shumë se tre dekada.
Ata kanë punuar në ndalimin sëmundjeve enterike, gripit dhe tuberkulozit dhe testimet të tjera janë planifikuar në të ardhmen e afërt.
Siç shkruan tutje BBC, India është ndër prodhuesit më të mëdhenj të ilaçeve gjenerike dhe vaksinave në botë.
Ajo është “shtëpia” e një numri të prodhuesve të mëdhenj të vaksinave dhe një mori të vegjëlve, duke bërë doza kundër poliomielitit, meningjitit, pneumonisë, rotavirusit, BCG, fruthit, shytave dhe rubeolës, në mesin e sëmundjeve të tjera.
Dhe në këtë drejtim, tani një numër prej firmave indiane janë duke zhvilluar vaksina kundër virusit që shkakton Covid-19.
Një prej tyre është Instituti Serum i Indisë, prodhuesi më i madh i vaksinave në botë për nga numri i dozave të prodhuara dhe të shitura globalisht.
Kompania 53-vjeçare bën 1,5 miliard doza çdo vit, kryesisht nga dy objektet e saj në qytetin perëndimor të Pune. (Ka dy fabrika të tjera të vogla në Holandë dhe Republikën Çeke.) Rreth 7,000 njerëz punojnë për firmën.
Kompania furnizon me rreth 20 vaksina në 165 vende. Rreth 80% e vaksinave të saj eksportohen dhe, me një mesatare prej 50 cent në dozë, ato janë disa nga më të lirat në botë.
Tani firma ka bashkuar bashkëpunimin me Codagenix, një kompani amerikane bioteknike, për të zhvilluar një vaksinë, në mesin e më shumë se 80 prej tyre, që thuhet se janë në zhvillim në të gjithë botën.
Kjo vaksinë krijohet duke zvogëluar virulencën – ose duke hequr vetitë e dëmshme – të një patogjeni, por duke e mbajtur gjallë.
“Ne po planifikojmë një seri provash të kafshëve [edhe mbi minj] të kësaj vaksine në prill. Deri në shtator, ne duhet të jemi në gjendje të fillojmë testimet njerëzore”, ka thënë Adar Poonawalla, shefi ekzekutiv i Institutit Serum të Indisë.
Firma e Poonawalla gjithashtu ka partnerizuar për të prodhuar në masë një vaksinë që po zhvillohet nga Universiteti i Oksfordit dhe mbështetur nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, përcjell Telegrafi.
Testimet klinike njerëzore filluan në Oksford të enjten. Nëse gjithçka shkon mirë, shkencëtarët shpresojnë të bëjnë të paktën një milion doza deri në shtator.
“Është shumë e qartë se bota do të ketë nevojë për qindra miliona doza, në mënyrë ideale deri në fund të këtij viti, për t’i dhënë fund kësaj pandemie, për të na larguar nga bllokimi”, tha Prof. Adrian Hill, i cili drejton Institutin Jenner në Oksford.
Andaj, siç vlerëson BBC, kjo është ajo ku prodhuesit e vaksinave në Indiane kanë një “përparësi” mbi të tjerët.
Firma e Poonawalla vetëm ka një kapacitet shtesë prej 400 deri në 500 milionë doza. “Ne kemi shumë kapacitete pasi kemi investuar në to”, thotë ai.
Por ajo nuk është e vetmja.
Bharat Biotech me qendër në Hyderabad kishte njoftuar një partneritet me Universitetin e Wisconsin Madison dhe firmën amerikane FluGen për të bërë gati 300 milionë doza të një vaksine për shpërndarjen globale.
Zydus Cadilla po punon në dy vaksina, ndërsa Biological E, Indian Immunologicals dhe Mynvax po zhvillojnë një vaksinë secila.
Katër ose pesë vaksina të tjera në shtëpi janë në fazat e hershme të zhvillimit.
Ekspertët paralajmërojnë se njerëzit nuk duhet të presin një vaksinë në treg së shpejti.
David Nabarro, profesor i shëndetit global në Imperial College, Londër, thotë se njerëzit do të duhet të jetojnë me kërcënimin e coronavirusit “për një të ardhme të parashikueshme” sepse nuk ka asnjë garanci se një vaksinë do të zhvillohet me sukses.
Dhe Tim Lahey, një studiues për vaksinat në Qendrën Mjekësore të Universitetit të Vermontit, paralajmëron se ekziston një “arsye e mirë për t’u shqetësuar nga një vaksinë e coronavirusit që do të nxisë përgjigje të dëmshme imune”.
Ndryshe, infeksionet globale nga Covid-19 kanë arritur në 3 milionë me më shumë se 200,000 vdekje.
Zhvillimi i një vaksine të sigurt e cila mund të prodhohet në masë do të jetë një test që kërkon kohë – çdo pjesë duhet të testohet kimikisht dhe biologjikisht përpara se të lëshohet.
“Por ne jemi shpresëdhënës, shumë me shpresë se do të kemi një vaksinë të sigurt dhe efikase në dy vjet ose më pak”, thotë Poonawalla. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Të paktën dhjetë të vdekur – detaje dhe pamje nga të shtënat në një lokal në Queretaro të Meksikës
Publikohen rezultatet e exit poll-eve në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë
Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje
Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A