LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon të rritet numri i të vdekurve nga coronavirusi në Turqi

Vazhdon të rritet numri i të vdekurve nga coronavirusi në Turqi

Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, ka njoftuar se në Turqi numri i viktimave nga coronavirusi i ri (COVID-19) është rritur në 2.900, pasi 95 vdekje të tjera u regjistruan në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency.

Në llogarinë e tij në twitter, Koca njoftoi se me 2.131 raste të reja të konfirmuara, numri i të infektuarve nga coronavirusi në vendin e tij është rritur në 112.261.

Ai po ashtu njoftoi se numri i të shëruarve nga coronavirusi është rritur në 33.791, pasi 4.651 pacientë të tjerë u lëshuan nga spitali.


Rezultatet e sotme po ashtu tregojnë se për ditën e tretë radhazi Turqia regjistron më shumë të shëruar nga COVID-19 sesa raste të reja.

Në 24 orët e fundit janë kryer gjithsej 20.143 teste COVID-19, ndërsa që nga shpërthimi i pandemisë janë kryer 918.885 teste.

Pas shfaqjes për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, coronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimin e ka shpallur një pandemi.

Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me qendër në SHBA, numri i të infektuarve nga coronavirusi ka arritur pothuajse në 3 milionë, me rreth 208 mijë të vrarë dhe rreth 878 mijë të shëruar.

Në trend Botë

Më shumë
Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Botë
Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Botë
Trump thotë se punonjësit federalë që nuk i përgjigjen emailit të Musk do të pushohen nga puna

Trump thotë se punonjësit federalë që nuk i përgjigjen emailit të Musk do të pushohen nga puna

Amerika
Dy eurodeputete zbarkojnë në Izrael, iu ndalohet hyrja nga autoritetet e atjeshme

Dy eurodeputete zbarkojnë në Izrael, iu ndalohet hyrja nga autoritetet e atjeshme

Azia
Pamjet e Elon Musk duke ‘braktisur’ djalin e tij 4-vjeçar bëhen virale, por gjërat nuk janë ashtu siç duken

Pamjet e Elon Musk duke ‘braktisur’ djalin e tij 4-vjeçar bëhen virale, por gjërat nuk janë ashtu siç duken

Amerika
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Kalo në kategori