LAJMI I FUNDIT:

Loci jep detaje për 53 vjeçarin e ndjerë nga Peja: Nuk ishte në listën e të prekurve me COVID-19

Loci jep detaje për 53 vjeçarin e ndjerë nga Peja: Nuk ishte në listën e të prekurve me COVID-19

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Pejës, Petrit Loci thotë se 53 vjeçari që ka ndërruar jetë sot në Klinikën Infektive nuk ka shkuar në Prishtinë si i dyshuar për COVID-19.

“Pacienti në fjalë është dërguar në Prishtinë për trajtim të problemeve tjera por gjatë ekzaminimeve tjera i është bërë edhe testi i COVID-19 ku ka rezultuar pozitiv. Në raportin e ditës së djeshme të dhënë nga Instituti Kombëtarë i Shëndetit Publik pacienti në fjalë nuk ka qenë në listën e personave të prekur nga COVID-19”, deklaroi Loci për RTV Dukagjinin.


Ai thotë se pacienti në fjalë nga shtëpia e tij për në Spitalin e Pejës është dërguar në gjendje të rëndë.

“Edhe ne nga Spitali i Pejës e kemi dërguar për në Prishtinë në gjendje të rëndë shëndetësore”, tha Loci, përcjell Telegrafi.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Pejës thotë se gjatë ditës së djeshme 19 punëtorë shëndetësorë nga qendrat e mjekësisë familjare nga Peja janë testuar për COVID-19 por të gjithë kanë rezultuar negativ.

“Edhe sot kemi dërguar për testim disa mostra të punëtorëve shëndetësorë nga Spitali Regjional i Pejës ku gjatë mbrëmjes presim rezultatet e që shpresojmë të dalin negativ”, ka deklaruar ndër të tjera Petrit Loci.

Ndryshe, infektologu Valbon Krasniqi në RTV Dukagjini thotë se 53 vjeçari tashmë i ndjerë nga Komuna e Pejës pos COVID-19 kishte pasur sëmundje tjera kronike qysh nga fëmijëria.

Vdes në Klinikën Infektive 53 vjeçari nga Peja, shkon në 22 numri i viktimave
Lexo po ashtu Vdes në Klinikën Infektive 53 vjeçari nga Peja, shkon në 22 numri i viktimave

Infektologu thotë se pjesa e madhe e pacientëve që nuk i mbijetojnë COVID-19 kanë sëmundje tjera të rënda kronike.

“Kjo dukuri është vërejtur edhe në shtetet tjera ku shumica e atyre që kanë përfunduar me fatalitet kanë pasur edhe sëmundje të rënda kronike”.

Krasniqi thotë se në 80 % të rasteve infeksioni i coronavirusit kalon me simptoma shumë të lehta por sipas tij duhet pasur kujdes për grupet e ndjeshme shoqërore që të mos rrezikohet shëndeti i tyre./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori