Partia Demokratike e Kosovës ka denoncuar abuzimet e shumta në ministrinë e Shëndetësisë që janë raportuar me fakte nga mediat e shumta.
Në një konferencë për media, anëtari i kryesisë së kësaj partie, Donjet Bislimi, ka ftuar organet e hetuesisë të hetojnë emrin e Minisitrit të Shëndetësisë, Arben Vitia nga Lëvizja Vetëvendosje.
“Partia Demokratike e Kosovës e ka thirrur këtë konferencë shtypi për të shprehur alarmin për abuzimet e rënda që po bëhen nga ministri në detyrë Arben Vitia, i qeverisë së shkarkuar të Albin Kurtit.
Ne i bëjmë thirrje prokurorisë të Republikës që të vihet menjëherë në lëvizje dhe të hapi rast për faktet e rënda korruptive të paraqitura dje nga dokumentari Indoks me titullin ‘Tenderomani në kohë pandemie’
Sipas të dhënave të nxjerra nga ky emision, gjatë javëve të fundit janë bërë mbi 5 milionë euro blerje me kontrata të negociuara, duke anashkaluar procedurat e rregullta, me justifikimin e situatës emergjente.
Një ndër kompanitë kryesore që ka përfituar nga këto kontrata të dyshimta është edhe Agani LTD ku ka punuar për një kohë të gjatë vetë ministri Arben Vitia i Vetëvendosjes”, ka thënë Bislimi.
Bislimi ka shtuar se si mund të hpjegohet që në kushtet kur Kosova ka 109 kompani me licencë importimi të barnave e pajisjeve shëndetësore, ministri Vitia i Vetëvendosjes ia ka dhënë tenderin pikërisht kompanisë për të cilën ka punuar?
“Si shpjegohet që, vetëm gjatë muajit prill, një kompani e vetme ka marrë 10 kontrata me total prej 2.1 milionë euro në formën e kontratave të negociuara pa garë të hapur?
Këto pyetje kanë veç një përgjigje. HAJNI!
Jo vetëm që këto tendera janë dhënë shpejt, fshehtë, pa konkurrencë dhe në mënyrë abuzive, por për produktet e blera janë paguar çmime tepër të fryra.
Bëhet fjalë për të njëjtin abuzim që Lëvizja Vetëvendosje e ka bërë edhe në qeverisjen e saj në Prizren.
Një maskë e thjeshtë e tillë që nëpër dyqane kushton 50 cent, në kontratat e ministrit të Vetëvendosjes është mbi 7 euro”, ka theksuar Bislimi.
Anëtari i PDK-së, ka shtuar se si mjek i ri, që tash e sa javë është i angazhuar si vullnetar në luftën kundër coronavirusit duke shërbyer në pikën e Hanit të Elezit, ndihet tejet i fyer dhe i revoltuar, që pandemia po përdoret për të fshehur një aferë korruptive prej miliona eurosh.
“Ndërkohë që qindra mjekë, infermierë e të tjerë zyrtarë janë duke luftuar në vijën e parë të frontit kundër koronavirusit. Ndërkohë që gjithë shoqëria është angazhuar kundër pandemisë. Qeveritarët e Vetëvendosjes janë duke bërë korrupsion. Sikur mos të mjaftojë vonesa, neglizhenca, mangësia e papërgjegjshmëria me të cilën ministri i shkarkuar i Vetëvendosjes, ka menaxhuar luftën kundër koronavirusit, tanimë po përballemi edhe me evidenca të qarta për korrupsion masiv. Këtë qeveritar të Lëvizjes Vetëvendosje, Partia Demokratike e Kosovës e ka kapur tashmë , dy herë në flagrancë duke mashtruar në mënyrë të turpshme në një situatë kaq të rëndë të pandemisë”, tha Bislimi.
Bislimi shtoi se ministri Vitia së pari mashtroi për vendimin e strukturave paralele për karantinimin e dy komunave të veriut dhe së dyti për ardhjen e 7000 testeve.
“Ministri i shkarkuar i shëndetësisë, Vitia i Vetëvendosjes nuk do të mbahet mend vetëm për devetë dhe gjunjëzimin ndaj Serbisë, por edhe për afera korruptive milionëshe”, tha ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Shqipëri-Ukrainë, prodhim armësh: Zbardhet marrëveshja 10-vjeçare për sigurinë e mbrojtjen
PZAP gjobit Koalicionin për Familje për përdorim të gjuhës anti-LGBTI+
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!