LAJMI I FUNDIT:

Shërohen 53 pacientë në Maqedoni, 781 raste aktive me coronavirus

Shërohen 53 pacientë në Maqedoni, 781 raste aktive me coronavirus

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit në Institutin për Shëndet Publik janë regjistruar 53 pacientë të shëruar nga Covid-19.

Prej tyre 25 janë nga Shkupi, 13 nga Kumanova, 5 nga Prilepi, 1 nga Struga, 4 nga Manastiri, 1 nga Ohri dhe 4 nga Koçani, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me pacientët e shëruar sot, numri i përgjithshëm i atyre që e kanë kaluar coronavirusin shkon në 553.


Katër viktima dhe 13 raste të reja me coronavirus në Maqedoni
Lexo po ashtu Katër viktima dhe 13 raste të reja me coronavirus në Maqedoni

Ndërsa nga ana tjetër deri tani jetën nga Covid-19 e kanë humbur 65 persona, prej të cilëve edhe dy në 24 orët e fundit.

Sipas statistikave të Ministrisë së Shëndetësisë numri i rasteve aktive është 781.

Ky numër pritet të ulet, pasi ditëve të fundit numri i personave të shëruar është më i madh se i të infektuarve./Telegrafi/