LAJMI I FUNDIT:

Mbyllja në shtëpi e pasiguria ekonomike, faktorë të dhunës në familje

Mbyllja në shtëpi e pasiguria ekonomike, faktorë të dhunës në familje

Të gjitha të dhënat nga institucionet e Kosovës tregojnë se muajve të fundit ka rritje të rasteve të dhunës në familje.

Kështu thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, drejtoresha e UN Women Kosova, Vlora Tuzi-Nushi.

Ajo thekson se bashkë me Ministrinë e Drejtësisë, Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera, dhe me familjen e agjencive të Kombeve të Bashkuara po ofrojnë mbështetje për personat e prekur nga dhuna.


“Në tre muajt e fundit, ashtu siç e thatë edhe ju, nuk e dimë se kjo a është për shkak të COVID-19, por duke qenë se praktikat globale kanë treguar se ka rritje të dhunës për 30 për qind. Siç duket ky trend po përcillet edhe në Kosovë. Nga të dhënat e policisë, tremujori i parë i 2019, në krahasim më tre muajt e parë të vitit 2020, ka një rritje prej 98 rasteve. Por, ajo çka ne frikësohemi është se gratë dhe vajzat të cilat janë të mbyllura në katër muret e shtëpisë me abuzuesin, janë duke menduar se mos institucionet kanë prioritet të tjera siç janë shëndeti, siç është situata e krizës gjatë pandemisë e të tjera dhe mund të mendojnë që nuk do të marrin përgjigjen emergjente në rast se ato janë viktimë e dhunës në familje”, tha ajo.

“Pasiguria ekonomike në fakt, duke e ditur se nuk di se si do të dalim të gjithë nga kjo situatë. e posaçërisht nga aspekti ekonomik, pastaj mbyllja e shkollave, mbyllja në shtëpi, natyrisht që e rrit stresin për secilin nga ne. Dhe duke e ditur gjithashtu edhe nga pandemitë e tjera më herët që kanë shpërthyer në vendet e tjera, gjithmonë ka pasur rritje të dhunës në familje edhe pas pandemisë, gratë dhe vajzat përveç gjatë pandemisë edhe pas pandemisë gjithmonë janë më të goditura, sepse varfëria ekonomike gjithashtu ndikon tek ato më se shumti”.

“Në shumicën e rasteve ka ndodhur eksploatimi seksual dhe mënyra të tjera të abuzimit dhe përfitimit nga gratë dhe vajzat. Prandaj, edhe ne si UN Women, jemi duke ndërmarrë të gjitha masat që përveç në situatën emergjente në të cilën jemi, në koordinim të ngushtë me Ministrinë e Drejtësisë, Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera, por bashkë me familjen e agjencive të Kombeve të Bashkuara të jemi gati të ofrojmë mbështetjen tonë, asistencën tonë për strehimoret, gjithashtu që ato të jenë të gatshme të pranojnë më shumë raste në rast se ka ngritje. Por, njëkohësisht jemi në fazën e draftimit të një kornize të ndihmës në disa fusha në mënyrë që edhe pas COVID-it edhe pas pandemisë të jetë një riintegrim më i lehtë dhe të ketë më shumë mbështetje për gratë dhe vajzat, sidomos në aspektin ekonomik”, u shpreh Tuzi-Nushi.

Drejtoresha e UN Women Kosova tha se para disa dite, bashkë me agjencitë e Kombeve të Bashkuara, hartuan listën esenciale të pranuara nga strehimoret, në koordinim të ngushtë me Ministrinë e Drejtësisë.

“Do të thotë, aty përfshihen gjëra ushqimore e higjienike, veshmbathje dhe pajisje teknologjike për fëmijët që të mund të përcjellin mësimin online. Pajisjet teknike e higjienike tashmë janë siguruar dhe janë duke u shpërndarë një pjesë e tyre. Mandej, bashkë me Ministrinë e Shëndetësie dhe United Nations Population Fund [UNFPA] është siguruar një konvikt emergjent për rastet e dhunës të cilat duhet të kalojnë në fazën e karantinimit edhe aty jemi momentalisht duke i siguruar gjërat esenciale bashkë me veshmbathje dhe çarçaf, në mënyrë që të jenë të gatshme për pranimin e rasteve”.

Është dëgjuar shpesh këto ditë se thirrja popullore “Rri në shtëpi” nuk është zgjidhje për viktimat e dhunës por se cila është zgjidhja për to, çka duhet bërë shteti konkretisht në këtë drejtim, Vlora Tuzi-Nushi theksoi “Po, pra ky është edhe qëllimi i fushatës që ne e nisëm para disa ditësh, që thjesht që përmes liderëve më të lartë institucionalë, duke falënderuar kryeministrin, ministren e Drejtësisë, ministrin e Shëndetësisë dhe ministrin e Punëve të Brendshme. Ata kanë dalë me video-mesazhe duke i ftuar të mbijetuarat e dhunës që të raportojnë (rastet) dhe për t’i bindur ato që institucionet janë duke funksionuar normalisht, sikurse në kushtet normale dhe se çdo thirrje për ndihmë do të ketë përgjigje”.

“Gjithashtu ministrja e Drejtësisë në mesazhin e saj thotë që pavarësisht periudhës së pandemisë edhe dhunuesit do të dënohen. Prandaj, për ne ky ishte edhe qëllimi kryesor i fushatës që vet bartësit e institucioneve, ata që ofrojnë shërbime për qytetarët, në fakt të japin mesazhet të ato të cilat mendojnë se nuk mund të gjejnë përgjigje. Pra, thjesht që ato të binden që nëse janë në telashe dhe nëse kanë nevojë për ndihmë, t’i thërrasin tre numrat të cilët janë venë në dispozicion 24 orë, shtatë ditë në javë për të pranuar thirrjet”.

Në trend Lajme

Më shumë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori