LAJMI I FUNDIT:

Sa ka pasur ndikim Kina në përhapjen e COVID-19?

Sa ka pasur ndikim Kina në përhapjen e COVID-19?

Në përgjithësi, deri më tani, ka pasur më shumë se 200 mijë vdekje nga COVID-19 dhe 2.9 milionë raste të infeksionit dhe 195 milion vende pune parashikohet të humbasin mes bllokimeve.

Kostoja njerëzore e virusit ka qenë shkatërruese dhe dëmet ekonomike nuk do të dihen për vitet në vazhdim.

Shumë janë duke kërkuar nga Kina origjinën e virusit, por ende s’ka përgjigje, transmeton Telegrafi.


Kritikët thonë se trajtimi i dobët dhe i vonuar i tyre ndaj virusit në fazat e hershme nuk bëri asgjë për të ndaluar përhapjen e tij në pjesën tjetër të botës.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Kina identifikoi një virus të panjohur në Wuhan, por autoritetet nuk e mbyllën qytetin deri më 23 janar.

“Vonesa fillestare e Kinës dhe mbulimi i qëllimshëm i të gjithë pandemisë i ka kushtuar shtrenjtë botës”, tha korrespondenti i Azisë Lindore William Yang për Euronews.

“Edhe pse në atë kohë zyrtarët shëndetësorë vendas po dyshonin për tregun e kafshëve, aty ku mendohet se dolën rastet e para, ato nuk ndaluan funksionimin e tregut deri rreth dy javë më vonë, më 1 janar”, shtoi ai.

Autoritetet kineze gjithashtu detyruan që mjeku Dr Li Wenliang të mos fliste, i cili u përpoq të paralajmëronte për shpërthimin herët. Ai më vonë vdiq nga COVID-19.

Kina pretendon se 83,000 njerëz kanë kapur virusin në vend.

Studiuesit në shkollën e shëndetit publik të Universitetit Hong Kong, të botuar në Lancet, paralajmërojnë se kjo shifër mund të jetë katër herë më e lartë.

Javën e kaluar zyrtarët në Wuhan ngritën numrin e vdekjeve me 50 për qind, duke i dhënë figurën e re “raportimit të azhurnuar” dhe vdekjeve jashtë spitaleve.

Ky rishikim i numrave, katër muaj pasi shpërtheu virusi, ka hedhur dyshime të mëtejshme nëse Kina i ka raportuar ata me vërtetësi që nga fillimi.

Por jo të gjithë janë skeptikë për mënyrën se si Kina i është përgjigjur virusit.

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ka qenë e shpejtë për të lavdëruar qeverinë e Xi Jinping, veçanërisht pas bllokimit që ata i imponuan vendit.

“Qeveria kineze është për t’u uruar për masat e jashtëzakonshme që ka marrë për të përmirësuar shpërthimin, pavarësisht ndikimit të rëndë social dhe ekonomik që këto masa kanë pasur mbi popullin kinez”, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus, më 30 janar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky: Ukraina nuk do të pranojë asnjë marrëveshje SHBA-Rusi të bërë pa Ukrainën

Zelensky: Ukraina nuk do të pranojë asnjë marrëveshje SHBA-Rusi të bërë pa Ukrainën

Evropa
“Sot është një ditë e madhe”  - Trump thotë se do të zbulojë tarifat “reciproke” tregtare

“Sot është një ditë e madhe”  - Trump thotë se do të zbulojë tarifat “reciproke” tregtare

Amerika
Çfarë dihet deri më tani për incidentin në Mynih, ku mbetën të lënduar të paktën 28 persona?

Çfarë dihet deri më tani për incidentin në Mynih, ku mbetën të lënduar të paktën 28 persona?

Evropa
Izraeli po shqyrton sulmet ndaj Iranit

Izraeli po shqyrton sulmet ndaj Iranit

Azia
Autori duhet të ndëshkohet dhe të largohet nga vendi, thotë Scholz

Autori duhet të ndëshkohet dhe të largohet nga vendi, thotë Scholz

Evropa
Forcat ukrainase shkatërrojnë tankun dhe sistemet artilerike ruse – pamje nga aksioni

Forcat ukrainase shkatërrojnë tankun dhe sistemet artilerike ruse – pamje nga aksioni

Evropa
Kalo në kategori