LAJMI I FUNDIT:

PDK reagon ndaj deklaratave të këshilltarit të Kurtit, kërkon rikthimin Projektligjit për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së

PDK reagon ndaj deklaratave të këshilltarit të Kurtit, kërkon rikthimin Projektligjit për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Gazmend Bytyçi, i cili ka qenë edhe pjesëtar i UÇK-së, ka thënë sot në një konferencë për media se deklaratat e Shkëlzen Gashit, këshilltar i kryeministrit në detyrë Albin Kurti kundër luftës çlirimtare të popullit të Kosovës, përfaqësojnë mendimin dhe diskursin e lidershipit të VV-së të cilët tash e sa vite kanë njollosur dhe shpifur ndaj gjithë luftëtarëve të lirisë.

Ai tha se deklaratat e Shkëlzen Gashit nuk janë as rast i veçantë, as aksidentale e as rastësore.


“Kjo është veç përpjekja e radhës e kësaj force politike për të denigruar luftën e lavdishme çlirimtare të Kosovës dhe ushtarët e saj. Gjatë pak javëve kemi dëgjuar Kurtin në seancë e shkarkimit që t’i quante mercenarë veteranët meqenëse shteti përkujdesej për ta”, ka thënë Bytyçi.

Ai tha se Grupi Parlamentar i PDK do të kërkojë që Kuvendi të miratojë shumë shpejt ligjin për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së.

“Qëllimi i këtij projektligji është që të bëj të obligueshëm institucionalisht mbrojtjen, respektimin dhe promovimin e vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si një ndër kapitujt më të lavdishëm të historisë së popullit tonë”, tha Bytyçi.

“Deklarata e djeshme e bashkëpunëtorit të Kurtit, Shkëlzen Gashi, synonte të përbalte të gjitha figurave politike kundërshtare dhe të manipulonte historinë. Me fjalët e tij ai sulmoi pjesën më të shenjtë kombit, pra Luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha Bytyçi, raporton Telegrafi.

Më tej ai tha se”nuk është rastësi glorifikimi i Dick Marty-t, dhe akuzat e rënda ndaj UÇK-së të bëra prej Gashit nga dje kanë zënë faqet e para të mediave serbe”.

“Kjo është pjesë tendencave të Beogradit për të fshehur gjenocidin që ka bërë në Kosovë dhe për të barazuar në sytë e botës xhelatin me viktimën. Ne besojmë, se deklarata e Gashit nuk është as rast i veçantë aksidental e as rastësor”.

“Deri sa nuk kemi distancime nga kjo deklaratë, besojmë se qëndrimet e tij janë pjesë përbërëse themelore e bindjeve të lidershipit të Lëvizjes Vetëvendosjes. Kjo është veç përpjekja e radhës e kësaj force politike për të denigruar luftën e lavdishme çlirimtare të Kosovës dhe ushtarët e saj. Gjatë pak javëve kemi dëgjuar Kurtin në seancë e shkarkimit që t’i quante mercenarë veteranët meqenëse shteti përkujdesej për ta”, tha ai.

“Ne dëgjuam deklaratën e nënkryetares së Vetëvendosjes Kollçakut që bënte zëdhënëse e mediave dashakeqe serbe duke i konsideruar kriminelë lufte luftëtarët e UÇK-së. Po ashtu dëgjuam deputeten dhe anëtaren e kryesisë Fitore Pacollin që nëpërkëmbte nënën e dy heronjve Haradinaj. Për më tepër kemi dëgjuar deklarata të zyrtarëve të lartë të kësaj partie që përputhen me interesat anti-Kosovë të Beogradit. Të tilla qenë shpallja e ndarjes së veriut nga zv. kryeministri Abazi. Që propozimi i ministrit Reka për të përmbushur aspiratës shekullore të Serbisë për të pasur një korridor që ofron dalje në Durrës. Që pranimi nga ministri Vitia i hyrjes dhe veprimit në Kosovë të qindra zyrtarëve të Serbisë si dhe pranimi i lëmoshës prej 1000 teste”, tha Bytyçi.

Ai më tej tha se “dje, në Këshill të Sigurimit, ish-zëdhënësi i Millosheviqit, Ivica Daçiq lavdëronte humanizmin e Serbisë me dhënien e testeve. Ndërsa në të njëjtën ditë këshilltari i Kurtit lavdëronte Dick Marty-n dhe njolloste luftën çlirimtare të shqiptarëve”.

“Kjo qeveri e shkarkuar, nga njëra anë ia ka dalë të rikthejë një pjesë të Kosovës nën kontrollin e Serbisë duke lejuar fuqizimin e strukturave paralele dhe shtrirjen atje të gjendjes së jashtëzakonshme të vendosur nga Beogradi. Ndërsa nga ana tjetër i ka dëmtuar rëndë marrëdhëniet me aleatin tonë strategjik duke orkestruar fushata linçimi për përfaqësuesit më të lartë amerikanë e duke bërë madje që ky shtet mik të vendosi sanksione ndaj popullit më pro-amerikan në botë”.

Bytyçi tha se në të tilla rrethana Partia Demokratike e Kosovës do të rikthejë menjëherë projekt-ligjin për mbrojtjen e vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Projektligj ky që nuk mundëm ta miratonim si pasojë e ndërprerjes së parakohshme e të paparashikuar të legjislaturës parlamentare. Qëllimi i këtij projektligji është që të bëj të obligueshëm institucionalisht mbrojtjen, respektimin dhe promovimin e vlerave të luftës së së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si një ndër kapitujt më të lavdishëm të historisë së popullit tonë”.

“Me anën e kësaj nisme ne do mund të nderojmë sakrificën, përpjekjen dhe kontributin e çmuar, të luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Hovenier: Njohja reciproke është qëndrim i administratës Biden, por s’mendojmë se do të ndodhë tani

Hovenier: Njohja reciproke është qëndrim i administratës Biden, por s’mendojmë se do të ndodhë tani

Lajme
Festuan apo protestuan? Serbët defilojnë me vetura e flamuj në Mitrovicën e Veriut, pas miratimit të rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë

Festuan apo protestuan? Serbët defilojnë me vetura e flamuj në Mitrovicën e Veriut, pas miratimit të rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë

Lajme
Krasniqi i përgjigjet Haradinajt: Nuk jemi fëmijë me na mashtru Albini

Krasniqi i përgjigjet Haradinajt: Nuk jemi fëmijë me na mashtru Albini

Politikë
Rezoluta për gjenocidin në Srebrenicë,

Rezoluta për gjenocidin në Srebrenicë, "Nënë, ushtarët i vrasin fëmijët me plumba të vegjël, apo jo?" - Osmani kujton fjalët e fëmijës së pafajshëm që pyet nënën e tij

Lajme
Dezinformimi dhe propaganda, SHBA-ja dhe BE-ja në koordinim për Integritetin e Informacionit në Ballkanin Perëndimor

Dezinformimi dhe propaganda, SHBA-ja dhe BE-ja në koordinim për Integritetin e Informacionit në Ballkanin Perëndimor

Lajme
Cili është qëndrimi i ambasadorit të Gjermanisë për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës?

Cili është qëndrimi i ambasadorit të Gjermanisë për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës?

Lajme
Kalo në kategori