LAJMI I FUNDIT:

Dështon blerja e 31 respiratorëve në Maqedoni

Dështon blerja e 31 respiratorëve në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur dy kompanitë që fituan tenderin për blerjen e 31 respiratorëve kanë njoftuar se nuk do të kenë mundësi të sigurojnë makinat.

“Furnizimi Publik anulohet dhe do të shpallet përsëri. Në ndërkohë Maqedonia e Veriut fitoi 12 makina respiratorë nga Bashkimi Evropian me çka u përmbushën kapacitetet ekzistuese”, shprehen nga Ministria e Shëndetësisë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ata shtojnë se duke përfshirë makinat e reja, nëpër institucionet shëndetësore në Maqedoni të Veriut momentalisht ka mbi 130 makina respiratorë.


“Momentalisht në makinë respiratorë ka 11 pacientë, me çka kapacitet janë përmbushë diku më pak se 10%”, shprehen nga MSH./Telegrafi/