LAJMI I FUNDIT:

Shpërthimi i coronavirusit në Itali ka mundur të fillonte në janar, një muaj më herët se që është menduar më parë

Shpërthimi i coronavirusit në Itali ka mundur të fillonte në janar, një muaj më herët se që është menduar më parë

Bazuar në gjetjet e një studimi, shpërthimi i coronavirusit në Itali sigurisht ka mundur të ndodhte në janar, megjithëse personat e parë të diagnostikuar nuk u raportuan deri në muajin shkurt.

Stefano Merler nga Bruno Kessler Fondation, gjatë një konference iu ka thënë ekspertëve kryesorë të shëndetësisë italiane, se coronavirusi ka filluar të përhapet në Itali që nga janari, apo edhe më herët, transmeton Telegrafi.

Italia është shteti i parë evropian, ku si pasojë e coronavirusit, numri i vdekjeve u rrit në mënyrë dramatike në mbi 12 mijë, deri në fund të muajit mars. Pacienti i parë, është diagnostikuar më 21 mars në Codogno, që i përket rajonit të Lombardisë.


“Kemi gjetur se shumë njerëz ishin të infektuar në Lombardi, që para 20 shkurtit, që lë të kuptohet se ata ishin të infektuar ën janar, apo edhe më herët, ku ta dimë”, ka thënë eksperti Merler.

Sipas një studimi tjetër, të bazuar në regjistrat e kryera gjatë këtij muaji, del se 44.1 për qind janë infektuar në qendra kujdesi, derisa 24.7 nëpër familje. Raportohet se 10.8 për qind janë infektuar nëpër spitale, derisa 4.2 për qind në vendet e tyre të punës.

Goditja nga coronavirusi në Itali ka qenë shumë e fuqishme, duke shkaktuar 25,500 viktima, derisa 190 mijë persona i ka lënë të infektuar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës

Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës

Botë
A do të votohen të emëruarit e Trumpit - çka na tregon e kaluara e Senatit?

A do të votohen të emëruarit e Trumpit - çka na tregon e kaluara e Senatit?

Amerika
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia
Kalo në kategori