LAJMI I FUNDIT:

Rukiqi: Pandemia ka prekur 98 për qind të bizneseve në Kosovë

Rukiqi: Pandemia ka prekur 98 për qind të bizneseve në Kosovë

Kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi, ka dhënë statistika për bizneset e prekura nga pandemia e COVID-19.

Rukiqi në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini thotë se në bazë të një hulumtimi të organizuar nga pesë organizata biznesore, rezulton se 98% e bizneseve në Kosovë janë të prekura nga kriza e COVID-19.

“Janë prekur direkt edhe mediat pasi bizneset janë të prekura dhe nuk mund të financojnë promovimin e tyre përmes mediave siç ndodh zakonisht…Shumëkush mendon se ka profit të shtuar të marketeve por edhe ato tregtojnë vetëm produktet bazike. Por më të prekurit janë hotelet restorantet dhe kafiteritë që janë tërësisht të mbyllura me vendim nga dita e parë. Transporti poashtu është goditur”, tha ai, përcjell Telegrafi.


Kryetari i Odës Ekonomike thotë se është paradoksale që të ndalet puna edhe në biznesin e ndërtimin ku sipas tij aty mund të zhvillohet puna me masa mbrojtëse.

Rukiqi thotë se për shkak se tashmë ka një krizë të kërkesës, mund ët vijë edhe kriza e ofertës që do të rezultonte automatikisht me rënie të vendeve të punës.

“Në bazë të hulumtimeve të bëra në pjesën dërmuese të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme ka largim të punëtorëve nga vendet e tyre të punës pasi bizneset nuk kanë qarkullim”.

Baki Hoti nga Shoqata e Turizmit Alternativ të Kosovës thotë se turizmi është njëri ndër sektorët më të prekur në Kosovë si efekt i pandemisë.

Hoti thotë se presin nga institucionet që sektorin e turizmit ta mbështesin me grante dhe kredi të ndryshme.

“Të koordinohemi dhe të bëjmë një paketë të përbashkët në mënyrë që bizneset hoteliere dhe agjencionet turistike të mos largojnë njerëzit nga puna”, tha Baki Hoti./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Sogojeva: Nuk ka pasur largime masive të punëtorëve pas heqjes së vizave

Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Sogojeva: Nuk ka pasur largime masive të punëtorëve pas heqjes së vizave

Ekonomi
Si të eleminoni fryerjen e barkut me këtë produkt?

Si të eleminoni fryerjen e barkut me këtë produkt?

Ekonomi
Fondi i Kursimeve Pensionale: 247.2 milionë euro kthimi bruto për 2024

Fondi i Kursimeve Pensionale: 247.2 milionë euro kthimi bruto për 2024

Ekonomi

"PASAPORTA MEET & GREET" me 18 janar ekskluzivisht në CINESTAR MEGAPLEX në Prishtina Mall

Ekonomi
Spanja planifikon taksën qind për qind për shtëpitë e blera nga banorët që nuk janë shtetas të vendeve anëtare të BE-së

Spanja planifikon taksën qind për qind për shtëpitë e blera nga banorët që nuk janë shtetas të vendeve anëtare të BE-së

Botë
Zbritje deri në 70% në Central Park – Mos e humbisni!

Zbritje deri në 70% në Central Park – Mos e humbisni!

Ekonomi
Kalo në kategori